Pytja 1: Cili është gjykimi i Zekat ul-Fitr?
Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz: “Zekat ul-fitr është obligim për çdo Musliman, të ri apo të vjetër, burrë apo grua, person i lirë apo i burgosur.”1Maxhmu’ al-fatawa ibn Baz (14/197)
Pyetja 2: Kur duhet dhënë Zekat ul-Fitr?
Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz: “Duhet të jipet në ditën e 28-të, 29-të, apo të ditën e 30-të, ose natën e namazit të Fitr Bajramit ose në agim para namazit të Fitr Bajramit.”2Maxhmu’ al-fatawa ibn Baz (14/32-33)
Pytja 3: Kujt duhet t’ia japim ne Zekat ul-Fitr?
Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin: “Mund ti jipet vetëm një grup njerëzish dhe këta janë të varfërit.”3Maxhmu’ al-fatawa ibn ‘Uthejmin (18/259)
Pyetja 4: Sa është sasia që duhet të jipet për Zekat ul-Fitr?
Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz: “Ajo që është e obligueshme është një saa’ e ushqimit aktual [të atij vendi] e nëse konvertohet në kile është rreth tre kilogram.”4Maxhmu’ al-fatawa ibn Baz (14/203)
Pyetja 5: A është e lejuar që Zekat ul-Fitr të jipet në para (të holla) ?
Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin: “Dhënia në para nuk është e lejuar, ngase është bërë obligim në ushqim.”5Maxhmu’ al-fatawa ibn ‘Uthejmin (18/265)
Pyetja 6: A ka ndonjë thënje (lutje) që ti mund ta thuash kur ta japësh Zekat ul-Fitr?
Komiteti i përhershëm: “Ne nuk njohim ndonjë lutje specifike që mund të thuhet me dhënien e Zekat ul-Fitr.”6el-Lexhnah ed-Dā’imah (9/387)
Pytja 7: A duhet të jipet zekat ul-Fitr për fëmijun në mitrën e së emës?
Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin: “Nuk është obligim, por që është e pëlqyeshme.”7Maxhmu’ al-fatawa ibn ‘Uthejmin (18/263)
Pyetja 8: A është e lejuar për prindërit që t’i autorizojn fëmijët e tyre për të dhënë Zekat ul-Fitr?
Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin: “Është e lejuar për një person që të jap Zekat ul-Fitr në vend të prindërve të tij në kohën e saj, edhe nëse ata për atë moment janë jashtë shtetit.”8Maxhmu’ al-fatawa ibn ‘Uthejmin (18/262)
Pyetja 9: A është e lejuar që zekat ul-Fitr ti jipet jo-Muslimanëve?
Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin: “Nuk guxon ti jipet askujt tjetër përveç se të varfërve ndër Muslimanët.”9Maxhmu’ al-fatawa ibn ‘Uthejmin (18/275)
Pyetja 10: A lejohet që Zekat ul-Fitr të shtyhet deri pas namazit të Fitr Bajramit?
Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin: “Shtyerja deri pas namazit të Fitr Bajramit është e ndaluar dhe nuk është e vlefshme [si zekat ul-Fitr].”10Maxhmu’ al-fatawa ibn ‘Uthejmin (18/266)