Ka thënë el-al’lameh es-Si’dij (v. 1376 h) رحمه الله :
-
I mjeri ti nëse ndjen keqardhje për çështjet që kanë kaluar, të cilat nuk kanë qenë paracaktuar për ty, siç është humbja e shëndetit, pasurisë apo e ndonjë pune të dunjasë.
-
Le të jetë ambicia jote për përmirësimin e punës ditore, njeriu nuk duhet të mendojë për të nesërmen dhe nuk mërzitet për atë që ka kaluar dhe nuk duhet të aspirojë për të ardhmen, pasi kjo nuk i bën dobi.
-
Ti duhet të jesh i sinqertë dhe të mbash besën dhe premtimin, të jesh i drejtë në të gjitha marrëdhëniet, t’i plotësosh të drejtat e tua në mënyrë të plotë, me qetësi dhe me besim të sinqertë.
-
Merru me gabimet dhe punët e tua dhe mos u merr me gabimet dhe punët e tjerëve.
-
Trajtoje çdokënd sipas asaj që i shkon për shtat gjendjes së tij, siç është i madhi apo i vogli, mashkulli apo femra, udhëheqësi apo i udhëhequri.
-
Ji i butë dhe i mëshirshëm me çdokënd, madje edhe me kafshët, vërtet Allahu mëshiron prej robërve të Tij ata që janë të mëshirshëm.
-
Të jesh mesatar në të gjitha çështjet e tua.
-
Ji mëndjehapur për çdo dobi që ka lidhje me fenë dhe dunjanë.