Shikimi i Pejgamberit ﷺ në ëndërr!

0
948

Transmetohet nga Ebu Hurejrete (Allāhu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë: e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë:

 

من رآني في المنام فسيراني في اليقظة ولا يتمثل الشيطان بي 

Kush më sheh në ëndërr, do të më shoh edhe zgjuar, shejtani nuk mund të marrë pamjen time.

 

Shtoi el-Bukharī: ibnu Sirin tha: “Nëse e ka parë pamjen e tij (kur ka qenë gjallë).” Dhe në një transmetim tek Musned el-Imām Ahmed (3400): “Me të vërtetë shejtani nuk mundet të përngjasojë me mua.”

Ka thënë El-Hafidh Ibu Haxher (Allāhu e mëshiroft): “E kemi transmetuar këtë hadith nga Pejgamberi ﷺ prej rrugës së Isma’il bnu Is’hak El-Kadī nga Sulejman ibnu Harb -dhe ai është prej shujukhëve të el-Bukharī – nga Hammad bnu Zejd nga Ejjub-i, i cili tha: “Kur një person i tregonte Muhamedit -d.m.th Ibnu Sirin- se kishte parë në ëndërr Pejgamberin ﷺ ai i thoshte: “Ma përshkruaj atë që ke parë, nëse e përshkruante atë me një përshkrim që nuk e njihte, i thoshte nuk e ke parë, zinxhiri i tij është i saktë.”-; (Sh.p. vazhdon ibnu Haxher të thotë) kam gjetur diçka që e mbështet këtë, dhe është ajo që e ka regjistruar el-Hakim prej rrugës së ‘Aasim bnu Kulejb, i cili tha: më ka treguar im at, i cili tha: i thashë ibnu Abbās-it: e kam parë Pejgamberin -sal’lAllahu alejhi ue sel’lem- në ëndërr, tha (ibnu ‘Abbās): ma përshkruaj, i tha: “M’u kujtua El-Hasen bnu Alī dhe më ngjante me të”; tha: “Atëherë e paske parë atë.” Zinxhiri i tij është i mirë.

Tha gjithashtu El-Hafidh ibnu Haxher: Fjala e tij: “Nuk mundet..” tregon se Allāhu i Lartësuar edhe nëse i mundëson transformimin në çdo lloj pamje që ai dëshiron, nuk i mundëson atij transformimin në pamjen e Pejgamberit ﷺ këtë mendim e kanë patur një grup dijetarësh, të cilët kanë thënë në lidhje me hadithin. “Kjo bën fjalë për atë ëndërrues që e ka parë në pamjen në të cilën ka qenë.”   Prej tyre ka që e kanë ngushtuar këtë kuptim, saqë kanë thënë: “Patjetër që duhet ta ketë parë në pamjen në të cilën vdiq, aq sa të llogarisë numrin e flokëve të thinjura të cilat nuk arrinin 20 thinja.”

E sakta është: “Përgjithësimi në të gjitha gjendjet, me kusht që të jetë pamja e tij e vërtetë në një kohë të caktuar, qoftë kur ka qenë në rininë e tij, në burrërinë e tij, pas të dyzetave apo në fund të jetës së tij.”

Artikulli paraprakA lejohet fshirja e fytyrës me duar pas duasë?
Artikulli tjetërRefuzim i shejkh Rabi’s ndaj haddadive në lidhje me hafidhin en-Neveui dhe ibn Haxher!

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu