Refuzim i shejkh Rabi’s ndaj haddadive në lidhje me hafidhin en-Neveui dhe ibn Haxher!

0
367

 

Pyetja: Cili është mendimi juaj për ata që e bëjnë bidatçi imamin ibn Haxher dhe Imām en-Neveuī (Allāhu e mëshiroftë)?

 

Përgjigje: Sigurisht që ky sekt -dhe Allāhu e di më së miri- është infiltruar tek Ehlul Sunneti, ata shfaqën entuziazëm kundër bidatit, derisa arritën ta cilësojnë bidatin, sikur ai është nga llojet më të këqija të kufrit, dhe thelbi i tyre nga kjo fitne ishte përçarja dhe bërja bidatçi e rreshtave të Selefive, nuk gjetën gjë d.m.th për të përçarë selefitë dhe… , vetëm se ibn Haxherin, En-Neveuī, Ebu Hanifen, esh-Sheukanin etj…, këtë grup njerëzish, ibnul Xheuzij, dhe filluan të thonë: se ata janë Xhehmī, filluan t’i shajnë dhe t’ua prishin imazhin dhe qëllimi i tyre me këtë ishte copëtimi i selefizmit.   Gjëja e parë që ata thonë është: “Pse selefitë marrin dije prej tyre?”, “Pse i lexojnë librat e tyre?”. “Pse i thonë Hafizë?”, “Pse i thonë ashtu?” Ai që thotë: “ka thënë Hafizi ibn Haxher”, thonë: këta (që i thonë ibn Haxherit hafiz) janë bidatçinj dhe të pyesin: “A është bidatçi ibn Haxheri apo nuk është ?” Ti i thua: “Nuk mund të them që ai është bidaçi”, porse them: “Esh’arī ka Esharizëm”, ia sqaron, ai të thotë: “Jo, thuaj që është bidatçi”, ligjërisht kjo nuk është detyrë për mua që ta them këtë, shumë herë Selefët kur shkruajnë biografinë e disa bidatçinjve, nuk thonë ata janë bidatçinj, nuk thonë ata janë Kaderī dhe as Rafidī, i shkruan biografinë dhe vazhdon, kështu që nuk bie detyrë mbi mua që të them: “Filani është bidatçi apo alani është bidaçi”…, bie detyrë mbi mua që të sqaroj bidatin, bidatin në libër dhe të paralajmëroj ndaj tij.

Tani unë them: ibn Haxheri e ka mësuar menhexhin e Selefëve dhe e kuptoi atë, por nuk ka mundur ta shfaqë atë, pa dyshim se ai ka përgjegjësi për çka ka shkruar në librin e tij “Fet’hul Bārī” prej çështjeve dhe besimeve të Esharive, Allāhu do ta marrë në përgjegjësi për atë, porse ai është njeri i besueshëm, i ka shërbyer Sunnetit dhe nxënësit e dijes kanë nevojë për librat e tij të shumtë, një librari e tërë në shërbim të Sunnetit të Pejgamberit -sal’Allahu alejhi ue sel’lem-, gabimet e tij kanë qenë vetëm në disa vende në Fet’hul Bārī dhe (dijetarët) Selefij i kanë kritikuar ato dhe prej tyre esh-shejkh Es-Si’dī, esh-Shejkh ibn Bāzi, esh-shejkh el-Abād paralajmëruan dhe i qartësuan ato.

Ne mësojmë në “Fet’hul Mexhid” (shpjegim i Kitabut Teuhidit) dhe gjithashtu në libra të tjerë kritikën ndaj En-Neveuī dhe qartësimin e asaj që ai ka prej teuijlateve (shtrembërimeve të teksteve), ne themi: “Esharī, En-Neveuī ka esharizëm, porse i ka shërbyer “Sahih Muslim-it” dhe sunnetit dhe shkencave të hadithit dhe ka shkruar libra (Allāhu të begatoftë) gjëra për të cilat ka nevojë Ehlul Sunneti, ata janë njerëz të besueshëm tek ne, marrim prej tyre ashtu siç kanë marrë Selefët tanë nga disa që kanë rënë në bidate, si psh. Katade i cili ka rënë kaderijeh apo Se’id ibn Ebī ‘Arubeh gjithashtu, si dhe shumë të tjerë veç tyre, prej atyre që kanë rënë në bidatin e kaderive apo në bidatin e irxhasë, ata (selefët) morën prej tyre, sepse ata kishin dije, besueshmëri, sinqeritet dhe drejtësi, të gjitha këto i kishin, prandaj (selefët) morën prej tyre.”

Ne themi: “Ata janë të besueshëm, na kanë transmetuar neve dijen e Selefëve dhe ne përfitojmë nga librat e tyre dhe nëse pyetemi për gabimet e tyre.” Themi: [Po, ka esharizëm në “Fet’hul Bārī”, ka në “Sherhu Sahihi Muslim”, ama pjesa tjetër e librave të ibn Haxherit është e barabartë me një librari, në zinxhirin e transmetuesve të hadithit ai (ibn Haxheri) ka shumë libra dhe në sunnet ka shumë libra, siç janë: “el-Matlabul ‘Alīeh”, “It’haful Meherah”, “Fet’hul Barī”, “Mukadimtu Fet’hil Bārī”, shumë shumë shumë gjëra, “Tehdhibu Tehdhibil Kemāl”, “Lisānul Mizan”, të gjithë jetën e tij e kaloi në shërbim të sunnetit dhe gjatë këtij shërbimi ka rënë në disa gabime, dhe ne në ato gabime që ai ka rënë paralajmërojmë ndaj tyre dhe për ato gjëra që i kanë shërbyer sunnetit kemi nevojë dhe përfitojmë prej tyre dhe nuk themi kush nuk e bën bidatçi ibn Haxherin është bidatçi as nuk themi:  

“Kush thotë Allāhu e mëshiroftë për të është bidatçi, siç thonë ata të lajthiturit e infiltruar në radhët e Selefive, të cilët i kanë futur armiqtë e Islamit prej bidatçinjve, i infiltruan në radhët tona për të shkaktuar rrëmujë, kaos dhe fitne, ata janë më të dëmshëm sesa ithtarët e bidateve, Allāhu na ruajttë, ata kanë bërë gjëra të urryera në mesin e selefive, sa herë që selefitë mbaronin nga ky lloj problemi vinin me lloje të reja duke e përzier selefizmin dhe luftuar menhexhin selefi me këtë justifikim!”

Andaj ne paralajmërojm nga këto lloje, dhe vallahi e kemi provuar tek ata genjeshtrën në veten e tyre dhe në atë që shpifin për të pafajshmit prej selefive dhe së fundi qëllimi i këtij lloji njerëzish nuk është ibn Haxheri dhe en-Neveuī, por qëllimi i tyre është shkatërrimi në mesin e selefive dhe përhapja e kaosit dhe rrëmujës, lusim Allāhun që t’i rehatoj njerëzit nga sherri i tyre.

Artikulli paraprakShikimi i Pejgamberit ﷺ në ëndërr!
Artikulli tjetërGjykimi i kremtimit të mevludit… – shejkh Takijjudin al-Hilalī

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu