I varfëri po e shet ushqimin… – shejkh ibnu ’Uthejmin

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

0
362

Pyetje: Disa njerëz thonë: nëse ne i japim të varfërit një sa’a prej ushqimit, ai e shet atë, ne shohim me sytë tanë që e shet me gjysmën e çmimit të tij më pak ose më shumë..?

Përgjigje: Ne nuk ka ç’na duhet fare se çfarë bën i varfëri, ne kemi detyrë të bëjmë atë me të cilën jemi urdhëruar.

Dhe të themi: “dëgjuam dhe u bindëm” dhe të japim ushqimin, më pas i varfëri i cili e bën pronë të tij atë ka të drejtë të zgjedhë çfarë të dojë, nëse dëshiron e ha atë, e nëse dëshiron e ruan atë dhe nëse dëshiron e shet atë dhe nëse dëshiron e jep dhuratë dhe nëse dëshiron e jep sadaka për veten e tij.

Nuk ka ç’na duhet ne me këtë, ajo që ne jemi urdhëruar është që të japim atë (zekatin e fitrit) sa’a prej ushqimit.

BURIMIفتاوى الحرم المكي/ للشيخ العثيمين/سنة ١٤٠٧ هـ/ شريط (١٥)
Artikulli paraprakShpagesa e kryerjes së marrëdhënieve intime në Ramazan..– shejkh Salih el-Feuzan
Artikulli tjetërA e ka detyrim kompensimin e agjerimit dhe namazit personi që ka rënë në koma? – Shejkh Salih el-Feuzan

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu