10 Pyetje & Përgjigje rreth Zekat ul-Fitr

Shpërndajeni këtë, Allahu ju shpërbleftë me të mira: “Kush udhëzon në një të mirë, do të ketë shpërblim sikurse ai që e kryen atë.’’- Sahih Muslim

0
622

Pytja 1: Cili është gjykimi i Zekat ul-Fitr?

Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz: “Zekat ul-fitr është obligim për çdo Musliman, të ri apo të vjetër, burrë apo grua, person i lirë apo i burgosur.”1Maxhmu’ al-fatawa ibn Baz (14/197)

 

Pyetja 2: Kur duhet dhënë Zekat ul-Fitr?

Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz: “Duhet të jipet në ditën e 28-të, 29-të, apo të ditën e 30-të, ose natën e namazit të Fitr Bajramit ose në agim para namazit të Fitr Bajramit.”2Maxhmu’ al-fatawa ibn Baz (14/32-33)

 

Pytja 3: Kujt duhet t’ia japim ne Zekat ul-Fitr?

Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin: “Mund ti jipet vetëm një grup njerëzish dhe këta janë të varfërit.”3Maxhmu’ al-fatawa ibn ‘Uthejmin (18/259)

 

Pyetja 4:  Sa është sasia që duhet të jipet për Zekat ul-Fitr?

Shejkh  ‘Abdul-‘Aziz  ibn  Baz: “Ajo që është e obligueshme është një saa’ e ushqimit aktual [të atij vendi] e nëse konvertohet në kile është rreth tre kilogram.”4Maxhmu’ al-fatawa ibn Baz (14/203)

 

Pyetja  5:  A është e lejuar që Zekat ul-Fitr të jipet në para (të holla) ?

Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin: “Dhënia në para nuk është e lejuar, ngase është bërë obligim në ushqim.”5Maxhmu’ al-fatawa ibn ‘Uthejmin (18/265)

 

Pyetja  6: A ka ndonjë thënje (lutje) që ti mund ta thuash kur ta japësh Zekat ul-Fitr?

Komiteti i përhershëm: “Ne nuk njohim ndonjë lutje specifike që mund të thuhet me dhënien e Zekat ul-Fitr.”6el-Lexhnah ed-Dā’imah (9/387)

 

Pytja  7:  A duhet të jipet zekat ul-Fitr për fëmijun në mitrën e së emës?

Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin: “Nuk është obligim, por që është e pëlqyeshme.”7Maxhmu’ al-fatawa ibn ‘Uthejmin (18/263)

 

Pyetja  8:  A është e lejuar për prindërit që t’i autorizojn fëmijët e tyre për të dhënë Zekat ul-Fitr?

Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin: “Është e lejuar për një person që të jap Zekat ul-Fitr në vend të prindërve të tij në kohën e saj, edhe nëse ata për atë moment janë jashtë shtetit.”8Maxhmu’ al-fatawa ibn ‘Uthejmin (18/262)

 

Pyetja  9: A është e lejuar që zekat ul-Fitr ti jipet jo-Muslimanëve?

Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin: “Nuk guxon ti jipet askujt tjetër përveç se të varfërve ndër Muslimanët.”9Maxhmu’ al-fatawa ibn ‘Uthejmin (18/275)

 

Pyetja 10:  A lejohet që Zekat ul-Fitr të shtyhet deri pas namazit të Fitr Bajramit?

Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin: “Shtyerja deri pas namazit të Fitr Bajramit është e ndaluar dhe nuk është e vlefshme [si zekat ul-Fitr].”10Maxhmu’ al-fatawa ibn ‘Uthejmin (18/266)

 

Artikulli paraprakA e ka detyrim kompensimin e agjerimit dhe namazit personi që ka rënë në koma? – Shejkh Salih el-Feuzan
Artikulli tjetërArgumentet që e ndalojnë nxjerrjen e Zekatit të Fitrit në vlerë monetare! – Shejkh Ibn Baaz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu