Ka thënë Shejkh ibn Baaz (Allahu e mëshiroftë):
- Zekati i Fitrit është adhurim me konsensus të muslimanëve dhe origjina tek adhurimet është ndalesa.
- Dinari dhe Dirhemi kanë qenë monedha që qarkullonte në kohën e tij -salavatullahi ue selamuhu alejhi- dhe ai nuk i ka përmendur në Zekatin e Fitrit, nëse do të kishte diçka prej atyre të dyjave që do të lejohej do ta kishte bërë të qartë.
- Nuk dimë që ndonjëri prej Sahabëve të Pejgamberit ﷺ ta ketë nxjerrë në vlerë monetare Zekatin e Fitrit.
- Nga ajo që përmendëm i bëhet e qartë atij që e do të vërtetën se nxjerrja e Zekatit të Fitrit në vlerë monetare nuk lejohet dhe nuk i lejohet atij që e nxjerr atë.