Si agjerohen gjashtë ditët e Shevalit? – Shejkh Ibn Baz

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

0
670

Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë:

من صام رمضان ثم أتبعه ستاً من شوال كان كصيام الدهر

“Ai që agjeroi Ramazanin dhe e pasoi atë me gjashtë ditë nga Shevali ajo është si agjerimi i një viti”.1E transmetoi el-Imam Muslim në Sahihun e tij

Këto gjashtë ditë nuk janë ditë të caktuara dhe të veçanta, por i zgjedh ato besimtari nga i gjithë muaji, nëse dëshiron i agjeron në fillim të muajit, nëse dëshiron i agjeron gjatë tij, nëse dëshiron në fund të tij dhe nëse dëshiron i ndan ato, disa i agjeron në fillim të tij, disa në mes të tij dhe disa në fund të tij.

Çështja në këtë ka hapsirë, elhamdulilah, nëse i agjeron herët në fillim të muajit atëherë kjo është më e mirë prej llojit të nxitimit për tek e mira, porse nuk ka ndonjë gjë për t’u ndjerë ngushtë elhamdulilah, çështja është e gjerë nëse dëshiron i agjeron bashkë dhe nëse dëshiron i ndan, pastaj nëse i agjeron për disa vite dhe i lë për disa të tjera nuk ka gjë në këtë, sepse agjerimi i tyre është vullnetar dhe jo i detyrueshëm, pra nëse ai agjeron ato për disa vite dhe i lë ato për disa të tjera apo agjeron disa ditë dhe i lë disa të tjera nuk ka gjë në këtë, dhe lavdia i takon Allahut.

BURIMIhttps://binbaz.org.sa/fatwas/12636/شهر-شوال-كله-محل-لصيام-الست
Artikulli paraprakNëse njeriu ndryshon çfarë vlere ka e shkuara e tij? – el-Al’lameh Muhamed ibnu Haadi
Artikulli tjetërGjykimi në lidhje me hapsirën në mes namazfalësve? – Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu