[E RE]: Shejkh Salih es-Suhejmi e refuzon Se’id el-Kemelin!

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

0
598

 


Thotë el-Kemelij:

Ka thënë ﷺ:

“Zoti ynë -tebareke ue te’ala- zbret në qiellin e dynjasë çdo natë, kur mbetet një e treta e fundit të natës.”

Dijetarët kanë pasur mospajtime në lidhje me këtë zbritje që i atribuohet Zotit tonë -subhanehu ue te’ala-

Ka thënë një grup: kuptimi i fjalës së tij ﷺ: “Zoti ynë zbret…” është se: zbret engjëlli i Zotit tonë, zbret Urdhëri i Zotit tonë dhe zbret Mëshira e Zotit tonë.

Ajo që i shpuri ata tek ky teuijl ishte shmangia nga përngjasimi i Zotit tonë me krijesat e Tij, sepse ata thanë: nëse e pohojmë zbritjen në kuptimin e saj të drejtpërdrejtë, “Zoti ynë zbret” e pohon këtë në kuptim të drejtëpërdrejtë, atëherë prej kësaj rrjedhin disa gjëra, kjo është prej çështjeve të krijesave dhe jo të Krijuesit -kjo është fjala e tyre- sepse ata thonë: nëse thua se: Zoti ynë zbret dhe e pohon atë në kuptimin e tij të drejtëpërdrejtë, çfarë kuptimi ka kjo fjalë? Kuptimi i saj është: që ka një vend nga ku zbret prej tij dhe një vend ku zbret në të, ai vend nga ku zbriti mbeti i zbrazët prej Tij dhe ai vend në të cilin zbriti u mbush me Të, thanë: kjo është e pamundur sa i takon Zotit tonë.

Ky është mendimi i parë.

Një grup tjetër prej dijetarëve kanë pasur mendimin për mos bërjen teuijl të këtij hadithi dhe marrjen e tij në kuptimin e tij të drejtëpërdrejtë, ashtu siç e kanë kuptuar arabët në kohën e zbritjes së shpalljes, thanë: Zoti ynë -tebareke ue te’ala- zbret ashtu siç ka thënë, mirëpo nuk themi se si zbret, nuk themi si dhe kështu vepruan me pjesën tjetër të Cilësive që duket prej tyre sikur ka përngjasim të Krijuesit -subhanehu- me krijesat e Tij.

Psh. Kur lexonin:

{kur të vijë Zoti yt me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe} Thanë: “Vjen subhanehu ashtu siç ka thënë dhe nuk themi si.” Kur lexonin: {E kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi atë dhe e bëri pluhur} Thanë: “U shfaq subhanehu ue te’ala ashtu siç ka thënë dhe nuk themi si.” Kur lexonin: {Ditën kur të zbulojë Kërcirin} Thanë: “Ai ka Kërci ashtu siç ka thënë dhe nuk themi si.” Dhe kur lexonin {Çfarë të pengoi ty që t’i biesh në sexhde atij që e krijova me Duart e Mia.} Thanë: “Ai ka dy Duar subhanehu ue te’ala ashtu siç tha dhe nuk themi si.” E kështu me radhë…

Kjo është ajo që ka thënë imam Malik -Allahu e mëshiroftë- në fjalën e tij të njohur kur u pyet për istiuanë (ngritjen e Allahut mbi Arsh) dhe e pasuan atë në këtë pjesa tjetër e dijetarëve, ka transmetuar kadiu Ijjad -Allahu e mëshiroftë- në “medarikun” e tij nga Sufjan ibnu Ujejneh i cili tha: e pyeti një burrë Malikun dhe i tha: “Ai u ngrit mbi Arsh, si u ngrit mbi Arsh o Eba Abdullah?” Tha: “Ngritja e Tij është e njohur, sija është e pakonceptueshme, besimi në lidhje me të është detyrë dhe pyetja në lidhje me të është bidat, askush nuk ka pyetur rreth kësaj përpara teje, pyetja në lidhje me të është bidat dhe unë mendoj se ti je njeri i devijuar, largojeni atë nga unë.”

Këtë fjalën e Malikut e zbatuan në të gjitha këto Cilësitë, “zbret Zoti ynë –subhanehu–”, zbritja e Tij është njohur, sija është e pakonceptueshme, besimi në të është detyrim, “vjen Zoti yt dhe engjëjt”, ardhja e Tij është e njohur, sija është e pakonceptueshme dhe besimi në të është detyrim, “qesh Zoti yt”, Qeshja e Tij është e njohur, sija është e pakonceptueshme dhe besimi në të është detyrim, e kështu me rradhë.

Thanë: sa i takon asaj që thanë njerëzit e mendimit të parë, njerëzit e medh’hebit të parë: marrja e fjalës në kuptimin e saj të drejtpërdrejtë, lë të kuptohet se Ai është në një vend, lë të kuptohet se Ai ka trup, lë të kuptohet zbrazja e një vendi, lë të kuptohet prej saj mbushja e një vendi, të gjitha këto përfundime janë në lidhje me zbritjen e krijesës dhe ata që pohojnë fjalën në kuptimin e saj të drejtëpërdrejtë nuk thonë se Zoti ynë zbret ashtu siç zbret krijesa, jo, por thonë: zbret, si është ajo zbritje? Nuk e dimë, mirëpo nuk është si zbritja e krijesës, në mënyrë absolute nuk është zbritje duke mbushur një vend dhe duke zbrazur një vend, kjo është zbritje e krijesave, ndërsa Zbritja e Zotit tonë nuk i përngjason asnjë lloj zbritje, është e qartë fjala? Sidoqoftë debati në mes dy medh’hebeve është shumë i gjatë, nuk është vendi për këtë, mirëpo, medh’hebi më i saktë është i dyti. Mbaroi fjala e el-Kemelit.


 

Tha el-al’lameh Salih es-Suhejmij -Allahu e ruajttë- në refuzimin e fjalës së tij:

Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve, salati, selami dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Dikush shpërndau një video përmbajtja e së cilës është: se ka mospajtime në mes dijetarëve rreth zbritjes së Allahut -subhanehu ue te’ala- që ka ardhur në hadith:

“Zoti ynë zbret në qiellin e dunjasë kur mbetet një e treta e fundit e natës dhe i fton robërit e Tij duke u thënë: kush më lutet që t’i përgjigjem? Kush më kërkon që t’i japë? Kush më kërkon falje që ta falë atë?”

Vëllai, Allahu e udhëzoftë, përmendi se në këtë mesele ka mospajtime në mes dijetarëve, ai që e dëgjon për herë të parë, mendon se është mospajtim në mes Ehlus-Sunnetit, mirëpo realiteti është se ai është mospajtim në mes Ehlus-Sunnetit dhe bidatçijve, ky vëllai Allahu i dhëntë sukses edhe pse saktësoi medh’hebin e Ehlus-Sunnetit, vetëm se ai e përcolli meselenë sikur mospajtimi është mospajtim në mes Ehlus-Sunnetit dhe xhematit, e gjithë fjala e tij tregon se ai është mospajtim i lejuar.

Po, ai -Allahu ja shpërbleftë me të mira- saktësoi medh’hebin e Ehlus-Sunnetit, mirëpo fjala e tij të jep përshtypjen se mendimi i parë gjithashtu ka një këndvështrim për shqyrtim, apo se ai është i saktë, mirëpo mendimi i dytë është më i saktë sesa ai dhe kjo çështje është shumë e rrezikshme!!!

Ashtu siç u argumentua me përgjigjen e imam Malikut në lidhje me istiuanë (ngritjen e Allahut mbi Arsh) dhe arriti në përfundimin se duhet të thuhet në lidhje me Zbritjen, Ardhjen, Duart dhe me pjesën tjetër të Cilësive të Zotit -subhanehu ue te’ala-.

Them: “o vëlla, Allahu të dhëntë sukses, ky është argument kundër teje se kjo është fjala e vërtetë, e cila është medh’hebi i Ehlus-Sunnetit dhe xhematit dhe nuk lejohet dalja nga ai dhe nuk lejohet në asnjë mënyrë të sillen mendimet e tjera sikur ato janë mendime që ka mundësi të jenë të sakta.”

Sa i takon dyshimit që ai refuzoi, ai e refuzoi nga njëra anë dhe la anë të tjera pa refuzuar, e refuzoi nga ana se kjo është ajo që tregon Kur’ani dhe Sunneti si dhe përmendi fjalën e imam Malikut në lidhje me këtë temë, mirëpo është dashur t’i shtojë kësaj -pasi të sqaronte se mospajtimi nuk është në mes Ehlus-Sunnetit, por është mospajtim në mes Ehlus-Sunnetit dhe bidatçijve- disa aspekte:

Aspekti i parë: se ky është kuptimi i tyre i drejtëpërdrejtë në Kur’an dhe në Sunnet dhe tekstet duhen marrë ashtu siç janë, sidomos ato që kanë lidhje me Cilësitë, është detyrë marrja e tyre në kuptimin e tyre të drejtëpërdrejtë, siç i takon Madhështisë së Allahut -azze ue xhel’le-.

Aspekti i dytë: se ky është menhexhi i Es-Selefus Saalih, çdo e mirë është në ndjekjen e selefëve dhe çdo sherr është në ndjekjen e khalefëve (të mëvonshmve), a thuhet që mendimi i sahabëve, tabi’inëve dhe atyre që i pasuan ata në të mira, merret kështu kaq lehtë, sikur të ishte një mendim sinonim apo i barabartë me mendimin e parë dhe se është mospajtim që ka vend për shqyrtim, kjo nuk është fare e hijshme.

Aspekti i treti: në përmendjen e mendimit të parë se ai është nëndarje e mendimit të dytë është akuzë ndaj menhexhit Selefij për mangësi dhe se ai nuk është i fortë dhe kjo rrugë e dobëson mendimin e selefëve!

Aspekti i katërt: Allahu -azze ue xhel’le- thotë:

{Asgjë nuk i përngjet Atij}

Nëse ata të mendimit të parë që është bidat do ta kuptonin këtë ajet, atëherë nuk do të kuptonin prej ajeteve të Cilësive përngjasimin, ata nuk ranë në ta’til pa rënë më parë në përngjasim, ajo që i shpuri ata në ta’til dhe teuijl është se ata kuptuan se ajetet e Cilësive tregojnë përngjasim, për këtë arsye bie detyrë mohimi i tyre, ose keqinterpretimi ose shtrembërimi i kuptimeve ose thënia: Allahu e di se çfarë kuptimi kanë, e gjithë kjo është ta’til, e gjithë kjo është shtrembërim në Emrat dhe Cilësitë e Allahut, nëse ata do ta zbatonin ajetin: {Asgjë nuk përngjet Atij}, as në Qënien e Tij, as në Cilësitë e Tij, as në Emrat e Tij dhe as në Veprat e Tij, atëherë nuk rrjedh prej kësaj përngjasimi i cili është në mendjet e tyre.

Dhe ti o shpërndarës Allah të dhëntë sukses, ti the se imam Maliku -Allahu e mëshiroftë- e quajti atë bidatçi dhe e nxori nga ndenja e tij, madje tha: “Largojeni nga unë dhe dha urdhër për nxjerrjen e tij (nga xhamia) që të mos i pështjellonte të tjerët”, çështja është shumë e rrezikshme; sepse bidati dhe dyshimi mund t’i mashtrojë ata që janë me besim të dobët dhe ata që nuk e kanë mësuar menhexhin e Es-Selefus Saalih në akideh.

Imam Muhammed ibnu Sirinit -Allahu i Lartësuar e mëshiroftë- i erdhën dy prej bidatxhive dhe i thanë: “o eba Bekër! Duam të të lexojmë një ajet prej Librit të Allahut.” Tha: “As edhe një ajet.” I thanë: “Një hadith prej haditheve të të Dërguarit të Allahut.” Tha: “As edhe një hadith.” Më pas u tha atyre: “Ose ngrihuni ju ose do ngrihem unë.” Dikush nga të pranishmit tha: “o eba Bekër, a nuk dëgjove prej tyre as ajet dhe as hadith?” Tha: “Kam frikë se mos dëgjoj diçka prej bidateve të tyre dhe mbetet në zemrën time.”

Kur kishin frikë selefët për vetet e tyre që ishin ekspertë në akideh dhe Teuhid, të thelluar në dituri, kur kishin frikë ata për vetet e tyre prej pështjellimeve dhe dyshimeve të bidatxhive si është puna me të tjerët, apo me ata që nuk i afrohen, madje nuk janë të barabartë as me një të dhjetën e flokëve të tyre.

Shpresoj prej vëllait të nderuar që e ka shpërndarë këtë video, edhe pse e nuhas se ka mendimin se menhexhi i selefëve është hak, mirëpo rruga e tij nuk është rrugë e hulumtuesve, të cilët pohojnë menhexhin e selefëve.

Imami e sillte shumë herë si shembull fjalën e poetit: “Punët më të mira të njeriut janë ato që janë sunnet dhe punët më të këqija janë shpikjet e shpikura.”

Dëshirova ta qartësoj këtë çështje dhe i lutemi Allahut të na e tregojë hakun hak dhe të na furnizojë ndjekjen e tij dhe të na e tregojë të kotën të kotë dhe furnizojë me largimin nga ajo dhe të mos e bëj atë të na pështjellojë dhe të devijojmë, me të vërtetë Ai është Bujar i Madh.

Sal’l-Allahu ue sel’lem ue barik ala nebijjina Muhamed.

Artikulli paraprakGjykimi në lidhje me hapsirën në mes namazfalësve? – Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad
Artikulli tjetërSi duhet të jetë zemra e besimtarit? – Shejkh Muhammed Sa’id Raslan

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu