O tog i besimtarëve! Thuajeni njëzëri dhe bindshëm: Islami është i pastër nga terrorizmi, Islami e ndalon terrorizmin, pasha Allahun o vëllezër!
Pas një përvojë të gjatë me njerëz me ide të devijuara, u them juve:
Më të vërtetë, terrorizmi në përgjithësi buron nga dy shkaqe:
Sa i takon të parit: është për shkak të krimit të mëhershëm, terrorizmi lind nga mitra e krimit, kemi zbuluar se ata terroristët janë marrë me tregti të lëndëve narkotike, shkonin pas femrave, pas kësaj kaluan në këtë kapitull.
Dhe shkaku i dytë: ekstremizmi në fe, të cilin Islami e ka ndaluar, ka thënë ﷺ:
“Kini kujdes nga ekstremizmi në fe, se me vërtetë, ata që ka qenë përpara jush i shkatërroi ekstremizmi në fe!”
Të dashurit e mi për hir të Allahut, krenohuni me Islamin tuaj dhe krenohuni që jeni prej pasuesve të hadithit dhe prej Ehlus–Sunnetit, se me të vërtetë, ai është i gjithë hajri, dilini përpara terrorizmit dhe terroristëve dhe mos lejoni askënd që t’a dëmtojë fenë tuaj.
Lus Allahun me Emrat e Tij të Bukur dhe me Cilësitë e Tij të Larta që ta forcojë Islamin dhe Muslimanët, e lus Atë që t’ja shtojë Ehlus–Sunnetit, bashkimin, qëndrueshmërinë, hajrin, bereqetin dhe t’i ruajë ata nga sherri i përçarjes. Kjo ishte, Allahu i Lartësuar është më i Larti dhe më i Dituri.
Ue sal-lallahu ala nebijjina ue sel-lem.