7 hadithe të sakta që nuk i pranojnë ISIS, el-Kaideh, el-Nusra, Boko Haram, Xhemati i Vëllazërisë Muslimane, etj…

0
781

1- Khauarixhët

2- Daish (ISIS)

3- El-Kaideh

4- Tekfir dhe Hixhrah

5- Xhemati i el-ikhuan el-Muslimun

6- el-Hizbijunët (partiakët)

7- Dhe të gjithë ata që i ngjajnë atyre.

 

Këto janë 7 hadithe të sakta dhe të qarta, mësoji permendësh që me to të zmbrapsësh çdo ithtar të epshit që pretendon se pason fenë dhe jep fetva për lejimin e kryengritjes ndaj udhëheqësve musliman edhe nëse janë zullumqarë. (Shiko se çfar tha el-Imaam el-Exhur’rij në lidhje me këtë temë)

Hadithi i parë:

Transmetohet nga Uail bnu Haxher -radij’Allahu anhu- se ka thënë: Selemetu bnu Jezid el-Xhu’fij e pyeti të Dërguarin e Allāhut ﷺ:   “O i Dërguari i Allāhut, më trego nëse na sundojnë prijës të cilët kërkojnë të drejtën e tyre dhe na ndalojnë neve nga e drejta jonë, çfarë na urdhëron që të veprojmë?” Ai ﷺ nuk i ktheu përgjigje, më pas e pyeti sërish dhe ai nuk i ktheu përgjigje. Më pas e pyeti për herë të dytë apo për herë të tretë, pas kësaj ai e tërhoqi veçmas dhe i tha:  «Dëgjoni dhe binduni, ata janë përgjegjës për detyrat e tyre ndërsa ju jeni përgjegjës për tuajat»1Transmetoi Muslimi (hadithi: 1846) dhe et-Tirmidhij

Hadithi i dytë:

Transmetohet nga Ibnu Mes’udi -radij’Allahu anhu- se: I Dërguari i Allāhut ﷺ ka thënë:   «Pas meje do të ketë anëmbajtje (anësi) dhe gjëra që do t’i mohoni» I thanë: “O Dërguari i Allāhut! Çfarë na urdhëron që të veprojmë nëse ndodh kjo gjë?” Tha: «Ju duhet të kryeni detyrën tuaj dhe t’i kërkoni Allāhut atë që ju takon»2Transmetoi El-Bukharij (3603) dhe Muslim (1846)

Hadithi i tretë:

Transmetohet nga Hudhejfeh -radij’Allahu anhu- se i Dërguari i Allāhut ﷺ ka thënë:   «Pas meje do të ketë prijës që nuk do të ecin sipas udhëzimit tim dhe as sipas sunnetit tim, do të gjenden në mesin e tyre njerëz që do të kenë zemra si zemrat e shejtanëve në trupin e qënieve njerëzore» Tha: i thashë: “Çfarë të veprojë nëse jetoj në atë kohë o i Dërguari i Allāhut?” Tha: «Të dëgjosh dhe t’i bindesh prijësit, edhe nëse të fshikullon shpinën dhe të merr pasurinë, dëgjo dhe bindu.»3Transmetoi Muslimi (1847)

Hadithi i katërt:

Transmetohet nga ‘Auf bnu Malik el-Eshxha’ij -radij’Allahu anhu- se ka thënë: e dëgjova të Dërguarin e Allāhut ﷺ të thotë:   «Prijësit tuaj më të mirë janë ata që i doni dhe ju duan, luteni për ta dhe ata luten për ju. Ndërsa prijësit tuaj më të këqinj janë ata që ju i urreni dhe ata ju urrejnë, i mallkoni dhe ju mallkojnë» Thanë:  I thamë: “O Dërguari i Allāhut! A t’i kundështojmë ata me shpatë?” Tha: «Jo, përderisa e falin namazin në mes tuajin dhe nëse shihni tek prijësit tuaj diçka që e urreni, atëherë urreni veprën e tyre dhe mos hiqni dorë nga bindja.»4Transmetoi Muslimi (1855)

Hadithi i pestë:

Transmetohet nga Ibnu Umer -radij’Allahu anhuma- se Pejgamberi ﷺ ka thënë:   «Është detyrë mbi muslimanin dëgjimi dhe bindja në atë që e do dhe urren, vetëm nëse urdhërohet që të mëkatojë, nëse urdhërohet që të mëkatojë atëherë nuk ka dëgjim dhe as bindje.»5Transmetoi El-Bukharij (2955) dhe Muslim (1709)

Hadithi i gjashtë:

Transmetohet nga Ibnu Abbaas -radij’Allahu anhuma- se Pejgamberi ﷺ ka thënë:   «Ai që urren prej prijësit të tij diçka le të bëj durim, me të vërtetë ai që ngre një pëllëmbë krye ndaj prijësit dhe vdes në atë gjendje ka vdekur si ata në kohë të injorancës.»6Transmetoi El-Bukharij (7053) dhe Muslim (1851)

Hadithi i shtatë:

Transmetohet nga ‘Adijju bnu Hatim -radij’Allahu anhu- i cili tha: i thamë: “O i Dërguari i Allāhut, ne nuk të pyesim për bindjen ndaj atij që i frikësohet Allāhut, por të pyesim për atë që bën këtë e atë dhe përmendi të keqen që bën.” Tha: «Frikësojuni Allāhut dhe dëgjoni dhe binduni.»7ibnu Ebij Asim në “sunneh” (1069)

E ka shënuar el-Khal-lal në librin e tij “es-sunneh” nga Ebul Harith i cili tha:   E pyeta Ebu Abdullah (Imam Ahmedin) në lidhje me një çështje që ndodhi në Bagdad, dhe populli planifikoi që të rebelohej ndaj prijësit?   Ai nuk e miratoi këtë që donin të bënin ata dhe tha: “Subhan’Allah, gjaku, gjaku, unë nuk mendoj ashtu dhe nuk urdhërojë për të, durimi në gjendjen që ne ndodhemi është më i mirë sesa fitneja (trazira) ku derdhet gjaku, ku lejohet marrja e pasurisë dhe cenohen gjërat e ndaluara. A nuk e di ti se në çfarë gjendje ishin njerëzit në ditët e fitnes?” I thashë: “Po njerëzit sot a nuk janë në fitneh o Ebu Abdullah?” Tha: “Edhe nëse janë, ajo është fitne e veçantë, dhe nëse ngrihet shpata fitneja bëhet e përgjithshme dhe bllokohen rrugët, durimi ndaj kësaj gjëndje të ruan fenë dhe është më i mirë për ty.” E kam parë atë ta refuzojë kryengritjen ndaj prijësve. Dhe thoshte: “Gjaku, gjaku, unë nuk mendoj se duhet të rebelohemi dhe nuk urdhërojë për të.”8“es-Sunneh” (fq. 89)

Artikulli paraprakDy shkaqet kryesore të terrorizmit! – Shejkh prof.Dr. Sulejman er-Ruhejli
Artikulli tjetërÇfarë nëse dominon mendimi se i vdekuri nuk falej? – Shejkh Saalih el-‘Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu