el-Huvejni shan dhe kundërshton Imam el-Albanin!

0
605

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

 

Ebu Is’hak el-Huvejni e kundërshton el-Imam el-Albanin (Allahu e mëshiroftë) në shumë çështje që i kundështojnë bazat e Ehlus-Sunnetit dhe ato janë:

  1. El-Huvejni e bën mosbesimtar (kefir) atë që këmbëngul në gjynah, sikur ai e ka lejuar atë gjynah, ndërsa el-Albāni nuk e bën mosbesimtar atë që këmbëngul në gjynah dhe as nuk thotë se ai e ka lejuar atë gjynah.

 

  1. El-Huvejni është pajtuar me Sejjid Kutbin në fjalën e tij: [Që pjesa më e veçantë e teuhidit ilahijeh është “Teuhidu el-Hakimijeh”.] Fjala e shejkh Albanit sa i përket “el-Hakimijeh” ka paraprirë dhe refuzimi që ai i ka bërë ekstremizmit në të, e ndërsa el-Huvejni është në kundërshtim me këtë.

 

  1. El-Huvejni lavdëron një grup prej atyre që tregojnë përralla dhe hizbitë, ndaj të cilëve ka paralajmëruar el-Albani, madje ka paralajmëruar edhe ndaj atyre që janë më të mirë sesa ata.

 

  1. El-Huvejni i quan ata të cilët ia atribuojnë mendimin e panteizëm Sejjid Kutbit komplotistë, që i kanë bërë atij padrejtësi. Dhe se el-Albani është në krye të atyre dijetarëve që ia kanë atribuar këtë fjalë Sejjid (Kutbit).

 

  1. El-Albani e lavdëron Rabi’u bni Hadi el-Medkhalī me një lavdërim madhështor, siç është fjala e tij: “Me të vërtetë flamurmbajtësi i ‘el-Xherhu uel Te’adil’ (shkencës së Kritikimit dhe Lavdërimit) sot në kohën tonë me të drejtë është vëllai ynë, doktor Rabi’u, dhe ata të cilët e kundërshtojnë atë kurrë nuk e kundërshtojnë me dije, e ndërsa dija është me të.” Ndërsa el-Huvejni thotë për dijetarin e madh Rebi’u: “Se është tutkun dhe ia ul vlerat dijes së tij.”

Dhe el-Albani e ka përshkruar me injorancë atë që e shan shejkh Rabi bni Hadi dhe ka bërë lutje kundër tij, saqë ka thënë: “Përçmimi i këtyre dijetarëve, esh-shejkh Rabi dhe esh-shejkh Mukbil, që janë thirrës për tek Kur’ani dhe Sunneti dhe në atë ishin selefët e devotshëm dhe në luftimin e atyre që e luftojnë këtë metodologji të saktë, ai është ashtu është e njohur tek të gjithë, që buron nga një prej këtyre dy njerëzve:

      1. Ose nga një injorant 
      2. Ose nga një njeri i epshit

“Ai që është injorant mundet që të udhëzohet sepse mendon se ka diçka prej dijes, nëse ia bën të qartë dijen e saktë udhëzohet. Ama ai që është njeri i epshit (epsharaku), nuk kemi rrugë tjetër ndaj tij, përveçse ta udhëzojë Allāhu i Lartësuar.”

(Dhe në një vend tjetër ka thënë): Dhe ata që i kritikojnë këta dy dijetarë.  

      1. Ose është xhahil dhe e mëson
      2. Ose njeri i epshit, prej sherrit të tij kërkohet mbrojtje nga Allahu, dhe kërkojmë prej Allahut -azze ue xhel’le- ose ta udhëzojë ose t’ja thyej shpinën.

6. El-Albani beson për ndalimin e sulmeve vetëvrasëse, ndërsa el-Huvejni i quan ata që e thonë këtë: “Mashtrues, që nuk e njohin realitetin, e që i tregojnë përralla fëmijëve”; kjo është sharje nga ana e el-Huvejni-t për el-Albanin.

El-Huvejni është njëri nga prijësit e ndezjes së fitnes egjiptiane që filloi me revolucionin e Janarit të vitit 2011 bashkë vellezërit e tij prej kutbijinëve, veçanërisht Muhamed Hassan-it, Muhamed Jusrī, Abdullah Shakir el-Xhunejdī, dhe kush ishte tjetër me ta, të cilën e emërtuan veten: “Këshilli Këshillues i Dijetarëve” me të cilën dëshironin ta përngjasonin veten me “Komisionin e Dijetarëve të Mëdhenj” në Arabinë Saudite, porse sa larg janë ata prej tyre, midis tyre ka dallim të madh!

A nuk bëri thirrje el-Huvejni për të votuar presidentin ikhuani Muhamed Mursi, duke e ditur mirë se ai ishte i devijuar, ai dhe partia e tij nga menhexhi selefëve të devotshëm, madje duke e ditur edhe luftën e tyre të fëlliqur ndaj menhexhit selefij, duke i bashkangjitur kësaj komplotet e tyre të turpshme me Rafidat dhe masonët ndërkombëtarë.

Porse El-Huvejni është ashtu siç ka thënë imami i “el-Xherhu uel Te’adil” në kohën tonë, Shejkhu ynë Rabi bnu Hadi:Ai është ikhuani dhe ka edukimin e ikhuanëve.”

Dhe unë i kërkoj pasuesve të el-Huvejni-t të cilët pretendojnë selefizminnëse janë selefij– që ta thonë qartë dhe me sinqeritet:

Ne distancohemi nga partia e “el-ikhuan el-Muslimun” –partia mëmë– dhe ato që janë degëzuar nga kjo parti prej këtyre partive bidatçije bashkëkohore, distancohemi tek Allāhu nga metodat e tyre të prishura, distancohemi nga Sejjid Kutbi sa i përket “el-Hakimijeh” që përputhet me fjalën e khavarixhëve, i cili e dëmtoi Ummetin në këtë kohë dhe çfarë dëmi se, dhe prej fjalës së tij në tefsirin e fjalës “La Ilahe il-lAllah”, ku e deformoi kuptimin e teuhidit, ashtu siç e kanë shpjeguar atë njerëzit e dijes!

Dhe i them atyre pasuesve të el-Huvejni-t:

Përkundrazi ju jeni khavarixh që pretendoni padrejtësisht selefizmin dhe imami i juaj el-Huvejni ecën në rrugën e Nexhdetu bni Amir el-Haruri, Katarī bni el-Fexha’etu, Nafi’u bni el-Ezrak dhe Sejjid Kutbit dhe të ngjashmëve me ta prej khavarixhëve të vjetër dhe bashkëkohorë…”

BURIMIالحدود الفاصلة بين أصول منهج السلف الصالح وأصول القطبية السرورية ص ٧٠٣-٧٠٤
Artikulli paraprakA është kusht që t’i ngrihet argumenti atij që bie në bidat apo nuk është kusht kjo gjë? – Shejkh Rabi’ ibnu Hadij Umejr el-Medkhalij
Artikulli tjetërVlera e agjerimit të muajit Muharrem dhe agjerimit të ditës së ‘Ashuras! – Shejkh ibn Baaz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu