Vlera e agjerimit të muajit Muharrem dhe agjerimit të ditës së ‘Ashuras! – Shejkh ibn Baaz

0
618


Pyetje: Kur fillon agjerimi i muajit Muharrem apo agjerimi i ditës së dhjetë, fillon që ditën e parë të Muharremit apo në mesin e tij apo në fundin e tij dhe sa është numri i ditëve të agjerimit? Sepse kam dëgjuar se agjerimi i ditës së dhjetë fillon nga dita e parë deri në ditën e dhjetë të Muharremit, Allahu ju dhëntë sukses.

Përgjigje: Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Agjerimi më i mirë pas Ramadanit është muaji i Allahut Muharremi.”

I cili është dita e dhjetë, kuptimi i tij është se personi e agjeron të gjithë muajin nga fillimi deri në fund, nga dita e parë e tij deri në fundin e tij, ky është kuptimi i hadithit, porse veçohet prej tij dita e nëntë dhe e dhjetë ose dita e dhjetë dhe dita njëmbëdhjetë, për atë që nuk e agjeron të gjithë muajin, sepse Pejgamberi ﷺ e ka pasur agjeruar ditën e dhjetë në kohën e xhahilitetit, gjithashtu edhe fisi Kurejsh e ka pasur agjeruar, kur ai -alejhis salatu ue selaam- emigroi për në Medine i gjeti Jehudët që e agjeronin atë ditë, dhe i pyeti në lidhje me të, i thanë: me të vërtetë në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain -alejhis selam- dhe popullin e tij dhe shkatërroi Firaonin dhe popullin e tij, agjeroi atë ditë si falenderim ndaj Allahut, po ashtu e agjerojmë edhe ne.

Pejgamberi ﷺ u tha:

“Ne kemi më shumë të drejtë dhe jemi më parësorë sesa ju ndaj Musait.”

Agjeroi dhe urdhëroi që të agjerohet ajo ditë, kështu që është sunnet të agjerohet kjo ditë, dita e dhjetë, gjithashtu sunneti është që të agjerohet një ditë përpara saj ose një ditë pas saj, për shkak të asaj që është transmetuar nga ai -alejhis salatu ues selaam- se ai ka thënë:

“Agjeroni një ditë përpara saj ose një ditë pas saj”

Dhe në një hadith tjetër:

“Nëse do të jetoja vitin tjetër do të agjeroja edhe ditën e nëntë.”

Dmth: bashkë me ditën e dhjetë, kjo është më e mira, që të agjerohet dita e dhjetë, sepse është një ditë e madhe, ndodhi një mirësi e madhe ndaj Musait dhe Muslimanëve, e agjëroi Pejgamberi ynë -alejhis salatu ues selaam-, ne e agjerojmë duke ndjekur shembullin e Pejgamberit tonë -alejhis salatu ues selaam- dhe vepruar sipas asaj që ai ka ligjëruar, agjerojmë me të një ditë përpara ose një ditë pas saj, duke kundërshtuar kështu Jehudët.

Më e mira është që të agjerohet dita e nëntë me të dhjetën, për shkak të hadithit:

“Nëse do të jetoja vitin tjetër do të agjeroja edhe ditën e nëntë”,

nëse agjeron ditën e dhjetë dhe të njëmbëdhjetë ose i agjeron të treja, e gjithë kjo është e mirë, sepse me këtë kundërshton Jehudët, nëse agjëron të gjithë muajin, kjo është akoma edhe më e mirë.

Artikulli paraprakel-Huvejni shan dhe kundërshton Imam el-Albanin!
Artikulli tjetërGjykimi i agjerimit të ditës së Shtunë? – Shejkh Ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu