Ka thënë el-al’lameh Rabi’ bnu Hadij el-Medkhalij (Allahu e ruajt):
“Me të vërtetë, ithtarët e bidateve sot janë shumë, e kanë mbushur tokën, Allahu na ruajttë!”
Ne nuk i bojkotojmë të gjithë, përkundrazi ata janë pjesë e thirrjes sonë, i thërrasin për tek Allahu me urtësi e këshillë të mirë, sa i përket kokave drejtuese dhe thirrësve për tek e kota në gazetat, në revistat, në librat, në kasetat, në ligjëratat, në seminaret dhe në qëndrimet e tyre, këta luftohen, dhe paralajmërohet ndaj tyre, nuk duhet të ulesh me ta, as të lexosh prej tyre dhe as të përfitosh prej tyre.
Njerëzit e thjeshtë të tyre janë të mjerë dhe të mashtruar, këta ne i thërrasim tek Allahu me urtësi e këshillë të mirë, dhe këtë fjalë e përforcon fjala e shumë prej imamllarëve të Sunnetit dhe sjella e tyre, se ata i thërrasin njerëzit e thjeshtë tek Allahu -tebareke ue te’ala- dhe nuk i bojkotojnë ashtu siç bojkotojnë imamët e të keqes, sherrit dhe devijimit.
Kuptojeni këtë, që të mos e kuptojnë disa se çdo person që bie në bidat thjesht bojkotohet, as nuk i flitet, as nuk thërritet dhe nuk bën asgjë!
Jo, thirrja është ligjëruar madje edhe për jobesimtarët, për Jehudët dhe të Krishterët, gjithashtu thirrja është e ligjëruar edhe për itharët e bidateve, porse njeriu nuk duhet të shkrihet me ta, të shkojë të hyjë tek ata e të bëhet shokë me ta saqë të devijojë, por të jetë i sinqertë me Allahun -azze ue xhel’le- dhe të përpiqet që ta shpëtojë atë që ka rënë në devijim me Librin e Allahut dhe me Sunnetin e të Dërguarit të Allahut ﷺ me një prezantim të mirë të shoqëruar me argumente dhe fakte; me të vërtetë kjo është shkak prej shkaqeve të udhëzimit, me këtë mënyrë janë udhëzuar shumë njerëz në shumë vende.
Erdhi Imam Muhamed bnu ’Abdul-Uehab dhe dynjaja ishte në errësirë, ai u mundua duke thirrur për tek Allahu -tebareke ue te’ala- Allahu përmes tij udhëzoi shumë njerëz; që ishim adhurues varresh, të devijuar dhe të humbur dhe u udhëzuan përmes tij, gjithashtu shejkhul Islam ibnu Tejmijeh dhe imamët e thirrjes në Indi prej selefive; erdhën ndërsa dynjaja ishte në errësirë e përhapën këtë thirrje duke e pranuar me mijëra njerëz.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴾Ftoji (njerëzit o Muhammed) në Udhën e Zotit tënd me urtësi dhe me thirrje të ndershme dhe të bukur dhe diskuto me ta në mënyrën më të mirë. Nuk ka dyshim se Zoti yt e di më së miri se kush është larguar e ka humbur nga Rruga e Tij dhe Ai është më i Dituri për ata që janë udhëzuar.﴿ 1[En Nahl – Bleta (16):152]