Pyetje: A i lejohet udhëtarit shkurtimi dhe bashkimi i namazit, ndërsa është gjatë rrugës duke udhëtuar, dhe ai që vepron në këtë mënyrë e ka detyrë përsëritjen e namazit të tij, çfarë gjykimi ka nëse nuk e di numrin e namazeve?
Përgjigje: Udhëtari ka të drejtë ta shkurtoj dhe ta bashkojë namazin dhe nuk ka problem në këtë gjë, ndërsa shkurtim do të thotë: falja e atyre namaze që janë 4 rekate 2 rekate, drekën, iqindinë dhe jacinë, ky është shkurtimi, sa për bashkimin e iqindisë me drekën në kohën e drekës dhe bashkimin e akshamit me jacinë në kohën e jacisë, në këtë rast thuhet: ‘bashkim’.
Disa njerëz të thjeshtë gabojnë tek kjo gjë duke e quajtur bashkimin ‘shkurtim’, e sakta është se bashkim është: “falja e drekës bashkë me iqindinë dhe falja e akshamit me jacinë, ky quhet bashkim.” Ndërsa shkurtim është kur personi e fal drekën, iqindinë dhe jacinë 2 rekate, ky quhet shkurtim. Kështu që lejiohet për udhëtarin ta shkurtojë namazin përderisa është në udhëtim!
Nëse e fal në kohën e tij dhe nuk i bashkon, ky është sunneti, por nëse e kërkon nevoja që t’i bashkojë i bashkon, si psh kur vendos të udhëtoj pasi dielli ta kalojë zenitin, është e preferuar që ta falë iqindinë në kohën drekës dhe e bashkon duke e falur iqindinë përpara, pastaj udhëton, gjithashtu nëse udhëton pas perëndimit të diellit nga vendi i tij në një vend tjetër dhe ai është në udhëtim, është e pëlqyer që ai ta falë jacinë në kohën e akshamit duke e bashkuar me të, kështu është edhe anasjelltas nëse niset përpara se dielli të kalojë zenitin, në këtë rast sunneti është që ai ta vonojë drekën dhe ta falë në kohën e iqindisë, dhe është bashkim i vonuar, ose nëse udhëton përpara perëndimit të diellit më e mira është që ta vonojë akshamin dhe ta falë në kohën e jacisë dhe është bashkim i vonuar, kjo është ajo që ka vepruar –alejhis salatu ues selam–.
Sa i përket udhëtarit që është rehatuar me banim, atëherë ai e fal çdo namaz në kohën e tij, kjo është më e mira, dhe për këtë arsye kur pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ishte në Mina në Haxhin e Lamtumirës i fali namazet në kohën e tyre dhe nuk i bashkoi.
Me pak fjalë udhëtari që është rehatuar me banim është më mirë për të që të mos i bashkojë ato edhe nëse është udhëtar, apo është gjatë udhëtimit në tokë, është më e mirë për të mos bashkimi, por nëse e kërkon nevoja për bashkim nuk ka gjë në këtë.