U pyet shkëlqesia e tij Muftiu i Arabisë Saudite shejhu ‘Abdul-‘Aziz El esh-shejkh -Allahu e ruajtë- në lidhje me luftimin e ISIS në Libi, a lejohet luftimi i tyre, duke pasur parasysh se ata kanë marrë nën kontroll qytetin e quajtur Sirtë dhe kanë vrarë një shejkh selefij dhe tani janë duke rrethuar të gjithë zonën e banuar dhe janë duke kryer në të krime dhe shkatërrime, a lejohet për të rinjtë selefij që t’i luftojnë ata?
U përgjigj Allahu e ruajttë duke thënë: “Ata janë agresorë dhe zullumqarë, të dëmshëm e të prishur dhe është detyrë luftimi dhe përzënia e tyre, sepse ata janë popull i prishur tek të cilët nuk ka mirësi, dhe nuk ia dëshirojnë hajrin njerëzve, por i dëshirojnë sherrin dhe mjerimin atyre, lus Allahun për shpëtim dhe shëndet!”