Mendimi i shejkh ibën Baazit për Rafidat…

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

0
304

 

Pyetje: Çfarë mund të na thoni për atë person që thotë: se nuk ka dallim midis sunnive dhe shiave, porse të gjithë janë muslimanë, dhe ai është mufti në një nga vendet muslimane; i cili u intervistua në një nga revistat e vendit para një muaji, ku në mes të tjerash tha: është e ndaluar për ne të themi: ky është sunnij dhe ky është shi’ij”, a është e saktë kjo fjalë? Apo si e vlerësoni ju këtë gjë?

Përgjigje: Kjo fjalë ka përgjithësim dhe është gabim, sepse shi’at ndahen në disa degëzime, nuk janë një sekt i vetëm. esh-Shehristanij ka përmendur se ata janë të ndarë në 22 degëzime, dhe ndryshojnë, ka nga ata që me bidatin që kanë mund t’i bësh qafira, ka nga ata që nuk mund t’i bësh qafira me bidatin që kanë, edhe pse ata në përgjithësi janë bidatçinj. Sekti më pak i dëmshëm është ai që i jep përparësi Aliut -radij Allahu anhu- ndaj Ebu Bekrit dhe Umerit- radij Allahu anhuma- dhe ata që thonë një gjë të tillë kanë gabuar dhe kanë kundërshtuar Sahabët, ndërsa Rafidat më të rrezikshëm janë pasuesit e Khumejnit, ata janë më të rrezikshmit, po ashtu Nusejritë, pasuesit e Hafidh el-Esed dhe xhemati i tij në Siri.

“Batinitë” që janë në Siri, në Iran dhe në Indi, dhe këta të fundit janë Ismailinj, këto tre grupe janë më të këqijtë dhe më të rrezikshmit, të cilët janë qafira, sepse ata Allahu na ruajttë i urrejnë muslimanët, dhe i shohin muslimanët si më të rrezikshëm sesa qafirat dhe i urrejnë më shumë sesa ata, ndërsa gjakun dhe pasurinë e Ehlus-Sunnetit e shohin të lejuar për ta, edhe nëse tregohen si të mirë në disa tema në të cilat debatojnë.

Ata mendojnë se imamët e tyre dinë të fshehtën (gajbin) dhe se ata janë të pagabueshëm dhe i adhurojnë ata në vend të Allahut, siç është kërkimi i ndihmës prej tyre, therja dhe zotimi për ta, kjo është gjendja e tyre me imamët e tyre.

Rafidat “ithna ‘esharijeh”, të cilët quhen: “el-xha’ferijeh”, ndërsa tani quhen: “el-khumejnijeh” të cilët thërrasin për tek e fshehta janë nga sektet më të këqija, po kështu “Nusejritë” janë nga sektet më të këqija, po kështu sekti Isma’ilij, të gjithë këta janë “batinij”, nga brenda mendojnë se imamllëku i Ebu Bekrit, ‘Umerit dhe ‘Uthmanit është i pavlerë, dhe mendojnë se Sahabët janë qafira, të dalë nga islami, përveç një pakice prej tyre, si p.sh: ‘Aliu, el-Haseni, el-Husejni, Ammar ibën Jaasir dhe vetëm dy, tre apo katër për të cilët mendojnë se e donin ‘Aliun, ndërsa pjesa tjetër e Sahabëve, sipas tyre janë të dalë nga Islami dhe i kanë bërë padrejtësi ‘Aliut, e të tjera si këto që thonë, lusim Allahun për shpëtim. Ata i tejkalojnë kufijtë ndaj Ehlul-Bejtit, duke pretenduar se ata e dinë gajbin dhe se është detyrë imamllëku i tyre, dhe se të gjitha sundimet pas dhe para ‘Aliut janë të kota dhe vetëm sundimi i tij dhe el-Hasenit ishte i drejtë, ndërsa sundimet nga koha e pejgamberit e deri në ditët tona të gjitha janë të kota tek Rafidat, lusim Allahun për shpëtim.

Shkurtimisht themi: se Shi’at janë të ndarë në degëzime, nuk janë një sekt i vetëm, ka prej tyre që janë “Zejdij” sekt i njohur në Jemen, të cilët preferojnë ‘Aliun ndaj Ebu Bekrit, dhe ata nuk janë qafira, vetëm nëse ka prej tyre që adhurojnë putat, dhe i kalojnë kufijtë ndaj Ehlul-Bejtit, duke iu lutur atyre në vend të Allahut, ama vetëm dhënia përparësi ‘Aliut ndaj Ebu Bekrit dhe ‘Umerit nuk është kufër, porse bidat dhe gabim, ndërkohë është detyrë dhënia përparësi Ebu Bekrit, pastaj ‘Umerit, pastaj ‘Uthmanit ndaj ‘Aliut. ‘Aliu është i katërti -radij Allahu anhu- kjo është e vërteta për të cilën kanë rënë dakord Sahabët -radij Allahu anhum- dhe ai që jep përparësi ‘Aliut ndaj tyre ka gabuar dhe nuk është qafir, porse qafira prej tyre janë: Rafidat, Nusejritë, Ismailitë, të cilët i kanë kaluar kufijtë ndaj Ehlul-Bejtit, duke i adhuruar ata në vend të Allahut, ata mendojnë se sundimi i tyre është i lejuar dhe imamët e tyre dinë gajbin, e të tjera si këto, lusim Allahun për shpëtim.

Me pak fjalë shihet në besimet e tyre me hollësi dhe nuk thuhet: “të gjithë shi’at janë qafira”, jo, porse çështja tyre duhet parë me hollësi, pasi ata ndahen në degëzime të shumta.

Pyetësi: “Po Haxhi i tyre në Shtëpinë e Allahut, dmth: si kryhet, duke u bazuar në këtë ‘akide në të cilën ata besojnë?”

Shejkhu: Patjetër duhet parë çështja e tyre në të ardhmen, lusim Allahun që t‘i japë sukses shtetit për çdo të mirë dhe ta ndihmojë atë.

Pyetësi: “Përse ata e urrejnë emrin Ebu Bekr, Umer, Uthman, ‘Aishe, dmth. një emër nga këto emra janë shumë të urryera tek ata!?”

Shejkhu: Është e njohur kjo; sepse ata mendojnë se Ebu Bekri është “qafir”, ‘Umeri “qafir” dhe ‘Uthmani “qafir” dhe mendojnë se ata i bënë padrejtësi ‘Aliut dhe e akuzojnë ‘Aishen me zina, e të tjera prej besimeve të tyre të kota, lusim Allahun për mirëqenie, e lusim atë që të na udhëzoj ne dhe të gjithë muslimanët.

Ajo që dua të them është se: fjala e atij që thotë: “Se nuk ka ndryshim midis shi’ave dhe Ehlus-Sunnetit, është fjalë e kotë dhe e gabuar, çështja e shi’ave ka shtjellim, nuk lejohet të thuash: ata janë si muslimanët dhe se ata janë njësoj, kjo është e kotë, por kanë shtjellim, po ashtu sufitë janë të ndarë në degëzime dhe për ta ka shtjellim, dhe ata dhe shi‘at janë në një nivel.”

BURIMI“el- Gazul Fikrij” të shejkhut të nderuar Abdul-Aziz bin Baaz
Artikulli paraprakCili është ndryshimi midis akides dhe menhexhit? – shejkh Muhamed Aman el-Xhami
Artikulli tjetërKëshilla e shejkh Muhamed ibnu Rabi’ el-Medkhalij për Selefitë në perëndim…

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu