… Çështja e faljes së xhenazes dhe kërkimi i faljes për ta në publik
O vëllezër! Ehlus-Sunneti & Xhemati nuk e ndalon kërkimin e faljes për besimtarin edhe nëse është bidatçi, edhe nëse është gjynahqar, mirëpo kërkimi i faljes nuk shfaqet në publik si distancim ndaj bidateve edhe nëse njeriu në vetvete kërkon falje për ta, nëse është në vetmi kërkon falje për ta, mirëpo nuk e shfaq që ta dëgjojnë të gjithë, sepse kjo e nënvlerëson çështjen e gjynaheve të tyre te populli i thjeshtë dhe e bën popullin e thjeshtë që t’i bëjë ato (gjynahe).
Po ashtu namazi i xhenazes për ta: Ehlus-Sunneti nuk ndalon nga namazi i xhenazes për zinaqarin, nuk ndalon nga namazi i xhenazes për hajdutin, mirëpo ajo që kanë pohuar dijetarët e Ehlus-Sunnetit është se njerëzit e dijes dhe njerëzit e nderuar nuk ja falin xhenazen, por ja falin atë populli i thjeshtë, si shfaqje e disaprovimit ndaj këtyre bidateve dhe gjynaheve të mëdha.
Kjo ka bazë, vërtet, Profetit ﷺ kur i sillnin një burrë që kishte borxhe, edhe pse kjo nuk është prej gjynaheve, nëse i thuhej atij që ai ka borxhe thoshte:
“Faljani xhenazen shokut tuaj.”
E si është puna me ithtarët e bidateve dhe me njerëzit e gjynaheve të mëdha, origjina te dijetarët është se në dukje nuk ka dhe nuk shfaq për ta vetëm se urrejtje, përveç kur ka ndonjë domosdoshmëri ose ka ndonjë shkak të fortë, kurse në zemër ne nuk i urrejmë ata me një urrejtje absolute.