Numrat nuk janë kriter për njohjen e thirrësit… – Shejkh Muhamed ibnu Umer Bazmul

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

0
424

Pyetje: Përse shumica e shpjeguesve të librave të Sunnetit janë prej dijetarëve të Esharive?

Përgjigje: Nuk e di se nga e ke gjetur këtë përqindje (shumica)!

A i ke numruar shpjeguesit e librave të hadithit dhe më pas ke shikuar për besimet e tyre dhe ke gjetur se shumica e tyre janë esharijë? A e ke studiuar gjendjen e çdokujt që është thënë se është esharij dhe e gjete atë se është vërtet esharij, apo është kthyer dhe ti nuk e di? A ke gjetur diçka që ta vërtetojë se ajo që ka dalë prej tij prej fjalëve të esharive t’i ketë thënë ato duke u bazuar në dije dhe duke treguar kujdes dhe nuk i ka thënë ato si taklid ndaj njerëzve të dijes apo i ka përcjellë ato pa treguar kujdes? O vëlla, Allahu të bekoftë, a është shumica kriter për të njohur të vërtetën?!

A nuk ka thënë Allahu -tebareke ue te’ala-:

{Nëse do t’i bindeshe shumicës që janë tokë do të devijonin nga Rruga e Allahut, vërtet ata pasojnë vetëm hamendësime dhe vetëm gënjejnë}1[el-En’am: 116]

A nuk ka thënë Allahu -tebareke ue te’ala- në 11 vende në Kur’anin Madhështor:

{Mirëpo, shumica e tyre nuk dinë}, 2në Suren el-E’arāf, Jusuf, el-Xhathijeh dhe jo vëtëm

A nuk e di se prej fitnes dhe sprovës është se njerëzit e së vërtetës janë të huaj në mesin e njerëzve. A të ka mbërritur lajmi se profetët, se ka prej tyre që do vinë Ditën e Kijametit dhe me të do jenë një grup njerëzish.

Ka prej tyre që do vinë dhe me të do jenë pak njerëz.
Dhe ka prej tyre që do vinë dhe me të do jenë një apo dy veta.
Dhe ka prej tyre që do vinë dhe me të nuk do jetë askush.

Kjo na tregon se:

Nuk është kusht që e vërteta dhe njerëzit e saj të kenë pasues.
Edhe nëse kanë pasues nuk është kusht që të jenë shumë.
Dhe se pasuesin e së vërtetës mund të mos e pasojë askush.
Dhe kjo nuk ia ul vlerën atij tek Allahu -tebareke ue te’ala-.

Dije mirë -Allahu të dhëntë sukses- se kriteri të cilin e vendose për të njohur se kush janë njerëzit e së vërtetës, a janë njerëzit e hadithit apo esharitë, është një kriter që nuk qëndron dhe nuk ka vlerë në sheriat!

Nëse thua: Që fjala jote tregon se shumica e njerëzve të dijes janë esharijë?

Përgjigjja: Ti nuk ke përfituar nga fjala ime e lartpërmedur, ndaj ktheju asaj dhe medito, Allahu e përmirësoftë gjëndjen time dhe tënden!

BURIMIFaqja zyrtare e shejkhut në fejsbuk
Artikulli paraprakThirrja për tek Allahu nuk bëhet duke bërë harame dhe bidate në fe! – Shejkh Salih el-Feuzan
Artikulli tjetërDisa cilësi të ekstremistave…

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu