Sqarim i shkëlqyer në lidhje me kryengritjet! – Shejkh el-Albani

Përktheu: ‘Abdur-Rahman Mema

0
437

 

Pyetësi: Disa njerëz argumentohen me atë që ka ndodhur në historinë islame, siç gjendet në fitnen e ibnul Esh’ath, si dhe në rebelimin e shumë prej dijetarëve me në krye Se’id bnu Xhubejr -rahimehullah- dhe ata që ishin me të, gjithashtu në atë që ka ndodhur prej ‘Aishes –Allahu qoftë i kënaqur prej saj–, ‘Abdullah ibnu Ez-Zubejr, Talhas dhe ‘Aliut –Allahu qoftë i Kënaqur me të gjithë ata– dhe kjo që ka ndodhur konsiderohet prej rebelimit, porse nuk u realizua ajo që dëshironin, dhe se kjo kryengritje është prej asaj që lejohet. A është ky argumentim i saktë, në lidhje me këto ngjarje, të cilat ndodhën në shekujt e parë? Dhe cila është përgjigjja? Sepse kjo që ndodhi prej fitnes së ibnul Esh’ath dhe prej asaj që ndodhi prej ‘Aishes dhe atyre që ishin me të prej Sahabëve, ndikon shumë tani tek ne në Saudi në justifikimin e çështjes së kryengritjes.

Përgjigje: Po, kryengritja nuk lejohet o vëlla! Këto argumente janë kundër atij që argumentohet me to dhe nuk janë pro tij.

Është një urtësi që transmetohet se e ka thënë Isa –alejhis selaam– dhe nuk na intereson saktësia e saj, sa na intereson kuptimi i saj.

Një ditë ai i këshilloi dishepujt e tij dhe i njoftoi se një pejgamber do të jetë vula e pejgamberëve, porse do të ketë edhe ‘pejgamberë’ të rrejshëm. I thanë: “Si ta njohim atë që është i vërtetë nga ai që është i rrejshëm?” U përgjigj me urtësi dhe ajo ishte: “Do t’i njihni nga frytet e punës së tyre.”

Kjo kryengritje dhe ajo kryengritje, prej saj, ajo e ‘Aishes –Allahu qoftë i kënaqur prej saj– ne e marrim vesh gjykimin e kësaj kryengritje nga frytet e saj, a ishin frytet e saj të hidhura apo të ëmbla?

Nuk ka dyshim, se historia islame që na rrëfen këtë kryengritje dhe atë tjetrën na tregon se ajo ishte sherr, që solli derdhjen e gjakut të muslimanëve dhe shkoi kot, pa asnjë dobi, në veçanti ajo që ka lidhje me kryengritjen e ‘Aishes –Allahu qoftë i kënaqur prej saj–.

‘Aishja –Allahu qoftë i kënaqur prej saj– u pendua për kryengritjen e saj, dhe ajo qante me dënesë, derisa iu lagte khimari i saj, dhe dëshironte që të mos e kishte bërë atë kryengritje.

Është një anekdotë të cilën e lexova në disa libra, gjithashtu nuk më intereson saktësia e zinxhirit të saj, dhe ajo është se ‘Aishja –Allahu qoftë i kënaqur prej saj– u njoftua se një mosmarrëveshje kishte ndodhur në mes një shërbëtori të saj dhe një shërbëtori të një personi tjetër, prej shokëve të Pejgamberit ﷺ kur u bë gati për të dalë një i afërm i saj e pyeti:

“Për ku je nisur o Nëna e Besimtarëve?” I tha: “Që të shoh mosmarrëveshjen që ka ndodhur në mes këtyre dhe atyre, në lidhje me një mushkë që e pretendonin të dyja palët.” I tha: “O Nënë e Besimtarëve, a nuk na mjafton neve ndodhia e devesë, sa të na hapësh punë përsëri me ndodhinë e mushkës?”

(Këtu qeshi shejkhu dhe pyetësi)

Pika që na intereson është se argumentimi me një kryengritje të tillë:

Së pari: është argument kundër tyre, sepse nuk pati dobi nga ajo kryengritje.
Së dyti: Përse kapemi pas kryengritjes së Se’id bnu Xhubejr –Allahu e mëshiroftë– dhe nuk kapemi pas moskryengritjes së kokave të Sahabëve, të cilët ishin në kohën e tij (Se’id bnu Xhubejrit) siç ishte ibnu ‘Umer –Allahu qoftë i kënaqur prej tyre– dhe jo vetëm, pastaj nëse ndjekim Selefët e parë, të gjithë ishin kundër kryengritjes ndaj udhëheqësit.

Pra kemi dy lloj kryengritjesh:

1- Kryengritje teorike dhe kjo është më e rrezikshme.
2- Dhe kryengritje praktike, dhe kjo është si pasojë e së parës.

Një kryengritje e tillë nuk lejohet, argumentet të cilat i përmenda më parë, padyshim janë kundër tyre dhe jo pro tyre.

BURIMIسِلسِلةُ الهُدَى والنُّور الإِمام الألبانِيّ رقم ٦٠٦
Artikulli paraprakDisa cilësi të ekstremistave…
Artikulli tjetërEl-Uehabijeh ? – Shejkh Salih el-Feuzan

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu