Pyetje: Vihet re se disa muslimanë marrin pjesë me të krishterët në krishtlindje, apo christmas –siç e quajnë– dhe pyetësi kërkon një këshillë.
Përgjigje: Nuk lejohet për muslimanin apo për muslimanen të marrin pjesë me të krishterët, apo me jehudët dhe jo vetëm prej mosbesimtarëve në festat e tyre, por bie detyrë lënia e kësaj; sepse kush përngjason me një popull ai është prej tyre. Profeti ﷺ na ka paralajmëruar nga përngjasimi me ta dhe të bëhemi si ata në moralet e tyre!
Është detyrë për besimtarin dhe besimtaren të kenë kujdes nga kjo dhe as mos t’i ndihmojnë ata me asgjë në organizimin e këtyre festave, sepse ato janë festa që bien ndesh me sheriatin e Allahut dhe i organizojnë ato armiqtë e Allahut, kështu që nuk lejohet pjesëmarrja në to dhe as bashkëveprimi me njerëzit e tyre dhe as t’i ndihmosh ata me asgjë, as me çaj, as me kafe dhe as me asgjë tjetër prej gjërave, siç janë enët dhe jo vetëm. Gjithashtu Allahu thotë:
{Dhe bashkëpunoni në punë mirë dhe devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në mëkate dhe armiqësi}
Pjesëmarrja me jobesimtarët në festat e tyre është një lloj bashkëpunimi në mëkate dhe armiqësi, bie detyrë mbi çdo musliman dhe muslimane që ta braktisë këtë gjë. Ai që është i mençur nuk duhet të mashtrohet nga veprat e njerëzve, por është detyrë të shoh në sheriatin islamik dhe në atë me të ai cilën erdhi dhe të zbatojë urdhërat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe të mos shohë çështjet e njerëzve, sepse shumica e njerëzve nuk i kushton rëndësi asaj që ka ligjësuar Allahu, ashtu siç ka thënë Allahu –azze ue xhel’le– në Librin e Tij madhështor:
{Nëse i bindesh shumicës së atyre në tokë do të të devijojnë nga Rruga e Allahut}
Ka thënë Ai –subhanehu–:
{Dhe shumica e njerëzve nuk janë besimtarë edhe sikur ta lakmosh këtë}
Festat që bien ndesh me sheriatin nuk lejohen që t’i bësh ato edhe sikur njerëzit t’i bëjnë ato!
Besimtari i peshon veprat dhe fjalët e tij si dhe veprat dhe fjalët e njerëzve me Kur’anin dhe Sunnetin, me Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij –alejhis salatu ues selam– ajo që përputhet me ato të dyja apo me njërën prej tyre është e pranuar edhe sikur ta lënë njerëzit dhe ajo që bie ndesh me ato të dyja ose me njerën prej tyre, atëherë ajo është e refuzuar edhe sikur ta bëjnë njerëzit.
Allahu i furnizoftë të gjithë me sukses dhe udhëzim.