Prindërit kundër rrugës së Profetit ﷺ! – Shejkh Salih el-Fauzan

Përktheu: Egzon R. Halili

0
423

 

Pyetje: “Një pyetëse nga Franca thotë që prindërit e saj nuk e pranojnë që ajo t’i përmbahet metodologjisë së Selefit dhe se nëna e saj i’a ka marrë të gjitha librat e saj që kanë të bëjnë me Xhilbabin. Jashta kësaj nëna thotë se ajo (vajza) ose duhet ta pranojë këtë ose të dalë nga shtëpia. Pra ajo është e detyruar të vishet sikur që vishen jo-besimtarët. Çfarë duhet të bëjë ajo?”

Përgjigje: Para së gjithash, Selefizmi i saktë është i detyrueshëm. Megjithatë, ka njerëz sot që i atribuohen Selefizmit pa pasur dije rreth Selefizmit dhe ndoshta ata madje edhe i përshkruajnë Selefizmit gjëra që nuk i takojnë.

Në ditët e sotme ka njerëz që i përshkruajnë Selefizmit gjëra që nuk i përkasin atij siç është çështja e ekstremizmit dhe e terrorizmit, pastaj ata thonë se i përkasin metodologjisë Selefite.

Sa i përket Selefizmit të vërtetë, ajo është metodologjia e saktë pa marrë parasysh vendndodhjen.

Nëse ata të detyrojë që të vishesh jo siç kërkohet nga Islami, atëherë në rastin e tillë ti je detyruar. Nëse ke mundësi që të martohesh dhe të largohesh prej tyre, je e detyruar që të martohesh me një burrë të drejtë dhe ta braktisësh shtëpinë. Nëse nuk je në gjendje që të martohesh ose ta braktisësh shtëpinë ti konsiderohesh të jesh e detyruar – pra veprimet apo lëshimet që i bën je duke i bërë për shkak se të detyrojnë. Ti je e obliguar që të mbulosh pjesët turpshme, edhe pse rrobat nuk janë të gjëra ti je e justifikuar derisa Allahu ta lehtëson gjendjen.

Artikulli paraprakXhinni, hyrja e tij tek trupi i njeriut… – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibnu Baz
Artikulli tjetërBiografia e shejkh Rabi’ ibn Hadit…

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu