Çelësi pa dhëmbë nuk hap dyer! – Shejkh Saalih el-Feuzan

0
300

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses, ky është një pyetës i cili thotë: Cili është kuptimi i transmetimit të Dërguarit të Allahut ﷺ:

‎من قال لا اله الا الله دخل الجنة
“Ai që thotë La ilaaha ila Allah, hyr në Xhennet.”?

Përgjigje: Nuk është qëllimi që ai thjesht ta thotë këtë me guhën e tij. Për qëllim ka që ta thotë këtë përderisa beson në të. Ai duhet ta dijë kuptimin e tij dhe të veprojë sipas kërkesave [të kësaj fjale]. Prandaj nuk mjafton që thjesht ta thojë.

Ai që thotë ‘la ilahe ila Allah’, duke ditur kuptimin e tij dhe duke vepruar sipas kërkesave të saj, hyn në Xhennet. Dhe kërkesat e saj janë: namazi, agjërimi, haxhi dhe zekati.

Një burr i tha Uahb ibn Munabbih –Allahu e mëshirofttë– një prej dijetarëve të Jemenit: ‘A nuk është laa ilahe ila Allah çelsi i Xhenetit?’ Uahb –Allahu e mëshirofttë– u pergjigj: ‘Po, por çdo çels i ka dhëmbët e tij, nëse vjen me një çels me [dhëmb të mirë] ai do ta hap për ty, dhe nëse jo, nuk do ta hap për ty.’

Ai që vjen me laa ilahe ila Allah por pa vepra, kjo është si një çels pa dhëmb. Kjo nuk e ndihmon atë!

Artikulli paraprakBiografia e shejkh Rabi’ ibn Hadit…
Artikulli tjetërRenditja e ngjarjeve Ditën e Kijametit! – Shejkh Saalih eli Shejkh

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu