- Në varrezë, dhe ajo është një vend në të cilin varroset qoftë edhe një njeri i vetëm. “Mallkimi i Allahut qoftë mbi Jehudët dhe të krishterët, të cilët i morën varret e pejgamberëve të tyre për vende adhurimi.”1Buhariu dhe Muslimi.
- Xhamia që është ngritur mbi varreza. “Me të vërtetë, nëse në mesin e tyre gjendej një njeri i devotshëm dhe vdiste, ndërtonin mbi varrin e tij një vend adhurimi dhe i vizatonin ato me pamjet e tyre, ata janë krijesat më të këqija Ditën e Kiametit.”2Buhariu dhe Muslimi.
- Vathët ku rri deveja. “Faluni në vathët e deleve dhe mos u falni në vathët e deveve.”3Musnedi i imam Ahmedit.
- Nevojtorja. “Toka e gjitha është vend për t’u falur përveç varrezave dhe nevojtoreve.”
- Të gjitha vendet ku prezanton shejtani, siç janë vendet e degjenerimit dhe shthurjes, apo vendet si kisha… Për shkak hadithit të Ebij Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: “Fjetëm me të Dërguarin e Allahut dhe u zgjuam pas lindjes së diellit”, dhe Pejgamberi ﷺ tha-: “Çdonjëri le ta kapë kafshën e tij të udhëtimit prej kapistre, se me të vërtetë në këtë vend ka prezantuar shejtani dhe nuk falet në të namazi.”
- Vendi që është marrë me forcë ose padrejtësisht; për këtë shkak Namazi në këtë vend është haram me konsensus të dijetarëve, siç e ka përcjellë Neveviu.
- Xhamia që u ndërtua për t’i bërë dëm muslimanëve e cila është afër xhamisë Kuba dhe çdo xhami tjetër e cila është ndërtuar për t’i bërë dëm dhe përçarë muslimanët. Për shkak të Fjalës së Allahut të Lartësuar:
{Dhe ata të cilët ndërtuan një xhami për t’u shkaktuar dëm (besimtarëve), për ta forcuar mohimin dhe për krijuar përçarje në mesin e besimtarëve dhe si mbështetje për ata që më parë luftuan kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ti në atë xhami mos u fal kurrë.}
- Vendet e fundosura dhe të dënimit, në ato vende nuk lejohet as hyrja në mënyrë kategorike, vetëm nëse hyn duke qarë dhe duke pasur frikë Allahun e Lartësuar. Për shkak të fjalës së tij ﷺ (Kur kaloi nëpër luginën shkëmbore): “Mos hyni në vendbanimet e atyre të cilët u dënuan (banorët e luginës shkëmbore) vetëm nëse hyni duke qarë, e nëse nuk hyni duke qarë, atëherë mos hyni në to, sepse unë kam frikë se mos ju godet ajo që i goditi ata”, më pas i Dërguari i Allahut ﷺ mbuloi kokën (me pjesën e epërme të robes ndërsa ishte mbi deve) nxitoi derisa e kaloi luginën.
- Vendi i ngritur në të cilin qëndron imami dhe është më i lartë sesa vendi i atyre që falen pas tij. “Ka ndaluar i Dërguari i Allahut që imami të qëndroj sipër diçkaje dhe njerëzit pas dmth: poshtë tij.”4Ed-Daaru Kutnij dhe el-Hakim.
- Vendi midis kolonave në të cilin rreshtohen ndjekësit. Ka thënë Abdul Hamijd bin Mahmud: “U falëm pas një prijësi prej prijësve dhe njerëzit na detyruan që të faleshim midis dy kolonave, kur u falëm Enesi -radij Allahu anhu tha-: në kohën e të Dërguarit të Allahut ne e shmangnim këtë gjë.”5E transmeton Ebu Daudi, en-Nesa’i, Et-Termidhij, el-Hakim dhe Ahmedi.
Shënim i përkthyesit: Gjithashtu nga vendet ku nuk lejohet të falesh:
- Falja në një vend që është përpara imamit. Për shkak të fjalës së të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Imami është vënë që t’i prijë njerëzve, kështu që mos e kundërshtoni atë.”6Bukhariu dhe Muslimi.