Ka thënë esh-shejkh Sulejman er-Ruhejli (Allahu e mëshirofttë):
Prej asaj që i shqetëson të mençurit është ajo që vihet re prej rritjes së numrit të të prekurve me virusin korona, sidomos tek të moshuarit dhe shkaqet më të mëdha që ndikojnë në këtë me Lejen e Allahut janë tre:
I pari: ajo që përhapin disa mendjelehtë apo qëllimkëqinj se ky virus nuk ekziston dhe se kjo është komplot, kjo është mohim i realitetit, ky virus ka pushtuar gjithë botën dhe kanë vdekur për shkak të tij një numër i madh njerëzish.
Dhe është për të ardhur keq se disa të mençur u besojnë atyre dhe ndoshta i ndihmojnë ata në përhapjen e kësaj gënjeshtre.
Shkaku i dytë: Ajo që përhapin disa se ky virus nuk është i rrezikshëm dhe se është si e ftohura etj…
Ajo që bie detyrë është mosbesimi i këtyre gënjeshtrave dhe moskontributi në përhapjen e tyre dhe marrja e informatave nga organet përkatëse të besueshme dhe marrja e masave mbrojtëse, të cilat ato udhëzojnë.
Shkaku i tretë: Moskokçarja tek disa njerëz dhe mungesa e përgjegjësisë tek ata.
Ajo që bie detyrë sheriatikisht është marrja e të gjitha masave mbrojtëse si bindje ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe më pas ndaj prijësve dhe si shmangje e dëmit dhe lëndimit të besimtarëve dhe besimtareve, i cili (dëmi & lëndimi) është prej gjynaheve të mëdha, sepse nuk arrihet kryerja e disa detyrimeve vetëm se me të (shëndetin), ajo me të cilën arrihet të kryhet një detyrim është detyrim.