Ka thënë Ahmed bin Muhammed bin Hanbel Abu ʿAbd-Allah el-Shejbani (Allahu e mëshirofttë):
Ai që rebelohet kundër një prijësi prej prijësve të muslimanëve rreth të cilit njerëzit janë mbledhur dhe e kanë njohur kryesinë e tij me çfarëdo mënyre qoftë, me miratim apo me dominim, atëherë ky rebel e ka përçarë xhematin e muslimanëve dhe ka kundërshtuar transmetimet që kanë ardhur nga Profeti ﷺ. Nëse rebeli vdes me këtë besim, ka vdekur me vdekje të kohës së injorancës.
Nuk është i lejuar luftimi i sultanit dhe as rebelimi kundër tij për askënd prej njerëzve, ai që e bën atë, atëherë ai është bidatçi, nuk është në sunnet dhe rrugë të drejtë.