Epidemia, korona dhe gabimet në Teuhid…

Përktheu: ‘Abdur-Rahman Mema

0
402

Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve, lavdi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij besnik, familjen dhe të gjithë shokët e tij

Dhe më pas:

Me të vërtetë disa muslimanë, Allahu na udhëzoftë neve dhe ata, ndodhin prej tyre gjëra që e kundërshtojnë plotësimin e Teuhidit apo bazën e tij, për shkak të pranisë së kësaj epidemie, e cila ka tmerruar shumë prej njerëzve, aq sa i ka bërë ata që të mbështeten te disa gjëra të cilat e dëmtojnë Teuhidin e tyre pa e ndjerë.

Do të përmend diçka prej tyre në mënyrë të përmbledhur dhe si paralajmërim, lus Allahun që të më bëj dobi mua me të dhe çdokujt që e lexon.

1- Ndjekja e lajmeve të fallxhorëve dhe astrologëve të cilët pretendojnë se dinë të fshehtën, ndjekja e asaj që thonë ata rreth kësaj epidemie dhe kjo mjerisht është e pranishme dhe përhapin atë disa gazeta elektronike dhe jo vetëm. Dhe kjo futet te Hadithi i Profetit ﷺ:

Kush shkon te falltari dhe i beson asaj që ai thotë, e ka mohuar atë që i zbriti Muhamedit ﷺ.

2- Lidhja e ngjarjeve me jobesimtarët se çdo gjë që ndodh është organizuar nga ata, sikur jobesimtarët kanë mundësi të drejtojnë botën ashtu siç duan ata dhe kjo nuk është e vërtetë, porse çdo gjë që ndodh është me kadanë dhe kaderin e Allahut të Lartësuar. Nuk ka dyshim se jobesimtarët e dëshirojnë atë dhe rendin drejt saj, mirëpo kjo nuk do të thotë se ata kanë fuqi të bëjnë gjithçka që dëshirojnë, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

{Kurdo që ata ndezin zjarrin e luftës, Allahu e shuan atë. Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë, por Allahu nuk i do ngatërrestarët.}1 [المائدة: ٦٤]

Allahu i Lartësuar ua mundësoi ndezjen e zjarrit dhe Ai e shuan atë me Lejen e Tij -subhanehu-.

3- Pretendimi i disave se jobesimtarët kanë qenë në dijeni të këtyre ngjarjeve dhe të kësaj epidemie me përhapjen e librave dhe filmave që kanë folur rreth kësaj epidemie etj dhe kjo është pretendim i njohjes së të fshehtës.

4- Mbështetja te shkaqet edhe nëse janë të dobishme dhe lënia e mbështetjes tek Allahu –subhanehu ue te’ala– dhe kjo është shirk, sepse mbështetja te shkaqet pa mbështetjen tek Allahu është shirk. Po ashtu mbështetja tek Allahu dhe lënia e shkaqeve është në kundërshtim me fenë, duhet patjetër bërja e shkaqeve të ligjësuara bashkë me mbështetjen tek Allahu.

5- Bërja shkak e asaj që nuk është shkak për largimin e kësaj epidemie, siç është varja e disa gjërave për të cilat nuk dihet dobia e tyre as nga ana sheriatike dhe as nga ana mjekësore, në shtëpi ose brenda nëpër dhoma apo te fëmijët ose vendosja e dëgjimit të Kur’anit në shtëpi etj.

6- Mohimi i plotë se kjo epidemi ka ndodhur për shkak të asaj që kanë vepruar njerëzit prej shkatërrimit në tokë dhe Allahu -azze ue xhel’le- thotë:

{Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen.}2[الروم: ٤١]

7- Lidhja e fortë e njerëzve me dunjanë dhe frika e tyre e madhe nga epidemia, sikur kjo epidemi është e aftë vetë që t’i rrëmbejë ata nga para e nga pas dhe kanë harruar se Allahu është Ai që i merr shpirtrat e tyre, pa këtë epidemi, kur ata janë me shëndet të plotë.

8- Ankimi prej kësaj gjendjeje për shkak të kësaj epidemie dhe mungesa e durimit ndaj fatkeqësisë.

9- Frikësimi i njerëzve me përhapjen e lajmeve të rreme në mesin e tyre, ku në mes këtyre lajmeve mund të ketë gënjeshtra ndaj Allahut, të Dërguarit të Tij  ﷺ dhe ndaj robërve të Allahut besimtarë.

10- Tallja me këtë epidemi, në vend të lutjes me përulje dhe kthimit tek Allahu për largimin e kësaj epidemie, për të cilën lus Allahun e Lartësuar që ta largojë nga vendi dhe nga robërit, me të vërtetë Ai është Dëgjuesi që i përgjigjet lutjes.

BURIMIShkroi: ‘Abdullah ibnu ‘Abdur-Rahman el-Ahmed
Artikulli paraprakRebelimi kundër prijësve muslimanë… – Imam Ahmed ibn Hanbel
Artikulli tjetërKërkimi i mëshirës për Sejjid Kutb!? – Shejkh Rabi’ ibn Hadi

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu