Sqarim për atë që nuk ka mundësi të agjerojë për shkak të moshës së thyer… –Shejkh ‘Abdul-‘Aziz bin ‘Abdullah bin Baz

0
134

Pyetje: Thotë pyetësi: Na jepni një fetva për një burrë në moshë të thyer dhe matuf, cili nuk mundet të agjerojë po ashtu ai është i varfër dhe nuk posedon asgjë, çfarë bie detyrë mbi të?

Përgjigje: Nuk ka detyrë asgjë, nëse nuk ka mundësi të agjerojë dhe nuk ka mundësi të ushqejë një të varfër, nuk ka detyrë asgjë.

{Frikësojuni Allahut me aq sa të mundeni}1[et-Tegabun: 16]

Nuk ka për detyrë as agjerimin dhe as ushqyerjen, për shkak të pamundësisë së tij për të agjeruar dhe për të ushqyer një të varfër, kjo nëse është me mendje të shëndoshë, sa i takon atij që e lë mendja, mendja e tij ka ndryshuar dhe nuk ka për detyrë asgjë edhe nëse ka pasuri; sepse kanë rënë prej tij detyrimet me lënien e mendjes, nëse e lë mendja nuk e ka detyrë ushqyerjen e një të varfëri.

Ama nëse e ka mendjen, por nuk mundet të agjerojë dhe as të ushqejë një të varfër, atëherë nuk e ka detyrë ushqyerjen; sepse Allāhu thotë:

{Frikësojuni Allahut aq sa të mundeni}2[et-Tegabun: 16]

{Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të tij}3[el-Bekarah: 286]

BURIMIنور على الدرب ٩٨/١٦
Artikulli paraprakAgjerimi i atij që është me dializë… – Imam ibnu ‘Uthejmin
Artikulli tjetërGjykimi i agjerimit nga ana e atij që është i sëmurë me diabet? – Shejkh el-Al’lameh Abdul-Aziz bnu Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu