Pyetje: Sa i takon atij që bën dializën, a e prish avdesin dalja e gjakut gjatë dializës? Dhe si duhet të agjerojë dhe të falet gjatë dializës nëse ajo përkon me kohën e namazit?
Përgjigje: Sa i takon prishjes së avdesit, atëherë ajo nuk e prish avdesin, kjo sepse mendimi më i saktë prej mendimeve të dijetarëve është se ajo që del prej trupit nuk e prish avdesin, përveç asaj që del nga dy rrugët, ajo që del nga dy rrugët mu kjo e prish avdesin, qoftë ajo urinë apo jashtëqitje apo gazra, çdo gjë që del nga dy rrugët e prish avdesin.
Ama ajo që nuk del nga dy rrugët, siç është gjaku që del nga hundët apo gjaku që del nga plagët e të ngjashme me to, këto nuk e prishin avdesin, qoftë shumë apo pak, bazuar mbi këtë kjo dializë e veshkave nuk e prish avdesin.
Ama sa i takon namazit, njeriu i sëmurë mund ta bashkojë drekën me ikindinë dhe në mes akshamit dhe Jacisë dhe të koordinohet menjëherë në kohë me doktorin në mënyrë që dializa të mos i marrë gjysmën e ditës dhe t’i humbë namazi i drekës dhe ikindisë në të dyja kohët e tyre.
I thotë atij psh: vonoje dializën pas zenitit aq sa të falë drekën dhe ikindinë, ose shpejtoje aq sa të kem mundësi që të fal namazin e drekës dhe ikindisë përpara daljes së kohës së ikindisë.
Me rëndësi është që i lejohet atij bashkimi pa e vonuar namazin nga koha e tij, bazuar në këtë duhet patjetër koordinimi me mjekun.
Ama sa i takon agjerimit, unë jam në mëdyshje në lidhje me të, ndonjëherë them: nuk është si hixhamja, ajo nxjerr gjakun dhe nuk kthehet në trup, kjo e prish agjerim siç ka ardhur në hadith, kurse tek dializa gjaku del dhe pastrohet dhe kthehet në trup, mirëpo kam frikë se në këtë dializë ka gjëra ushqyese që e bën atë të panevojshëm për ushqim dhe pije, nëse është kështu atëherë kjo e prish agjerimin, kështu që nëse njeriu është sprovuar me këtë deri në fund të jetës konsiderohet prej atyre që janë të sëmurë me sëmundje që nuk shpresohet shërimi prej saj ndaj ushqen për çdo ditë një të varfër.
Ama nëse është e përkohshme, atëherë mund të hajë në kohën e dializës dhe e kompenson më vonë. Nëse kjo përzierje me të cilën përzihet gjaku gjatë dializës nuk e ushqen trupin por pastron gjakun kjo nuk ja prish agjerimin agjeruesit, e si rrjedhojë ai mund ta përdorë atë edhe nëse është agjerueshëm dhe në lidhje me këtë çështje u kthehet mjekëve.