Nata e Kadrit është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit… – el-Al’lameh Abdul-Aziz bnu Baaz

0
170

Ka thënë el-Al’lameh Abdul-Aziz bnu Baaz -rahimehullah-:

Për Natën e Kadrit na ka treguar Pejgamberi –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem– se ajo është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, dhe ai –alejhis salatu ues selaam– se ajo bie në netët teke kush qëndron duke u falur në të gjitha ato netë e ka arritur Natën e Kadrit.

Është vërtetuar nga Pejgamberi –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem– se ka thënë:

“Kush qëndron duke u falur natën e Kadrit me besim dhe duke shpresuar shpërblimin do t’i falen atij gjynahet e kaluara.”

Kuptimi i tij është: se kush ngrihet duke u falur dhe kryen edhe llojet e tjera të adhurimit, prej leximit, lutjes, lëmoshës dhe jo vetëm… me besimin se Allahu e ka ligjëruar atë dhe duke shpresuar shpërblimin prej Tij, jo sa për sy e faqe dhe as për ndonjë qëllim tjetër prej qëllimeve të dynjasë Allahu do ia fal gjynahet e kaluara.

Dhe kjo tek shumica e dijetarëve vlen për gjynahet e vogla duke shmangur ato të mëdhatë, për shkak të fjalës së Pejgamberit –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem–:

“Pesë namazet, nga Xhumaja deri Xhuma dhe nga Ramazani deri në Ramazan janë shlyerje gjynahesh ndërmjet tyre nëse shmang gjynahet e mëdha.”1[E transmeton el-Imam Muslim në Sahihun e tij.]

Lusim Allahun që t’u japë sukses Muslimanëve në çdo vend që ta arrijnë atë duke besuar dhe duke kërkuar shpërblimin, me të vërtetë Ai është Bujar i Madh.

BURIMIBesimi i Drejtë
Artikulli paraprakI’tikafi dhe gjykimi i tij… – Shejkh el-Al’lameh Salih el-Feuzan
Artikulli tjetërTefsir: [Kërkoni falje në fund të natës në kohën e syfyrit…]

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu