Tefsir i Ajetit: [Ditën kur shpirti dhe engjëjt të radhiten në rresht dhe askush nuk do të flasë]

0
202

Tefsiri i Ajetit:

{Ditën kur shpirti dhe engjëjt të radhiten në rresht dhe askush nuk do të flasë}

Komentuesit e Kur’anit nuk kanë rënë në konsensus në lidhje me atë që është për qëllim me {shpirtin} në këtë ajet, ata janë ndarë në disa mendime:

Njëri prej tyre: El-‘Aufij ka transmetuar nga Ibnu Abbaas (Allahu qoftë i kënqaur nga të dy) se:

“Ato janë shpirtrat e bijve të Ademit  (njerëzve).”

Mendimi i dytë:

“Se ata janë bijtë e Ademit (njerëzit).”1[Këtë e ka thënë El-Hasen (el-Basrij) dhe Katadeh.]

Mendimi i tretë:

“Se ato janë krijesa prej krijesave të Allahut, në pamjen e bijve të Ademit, nuk janë as engjëj dhe as njerëz, ndërkohë ata hanë dhe pinë, këtë e ka thënë Ibnu Abbaas, Muxhahid, Ebu Salih dhe el-E’Amesh. Mendimi i katërt është se: Ai është Xhibrili, e ka thënë këtë: Esh-Sha’bij, Se’id bnu Xhubejr dhe ed-Dahak.

E përforcon këtë mendim, Fjala e Tij:

{E zbriti atë (Kur’anin) Shpirti i Besueshëm në zemrën tënde që të jesh prej atyre që paralajmërojnë}

Ka thënë el-Mukatil bnu Hajjan se: Shpirti është engjëlli më i nderuar, më i afërt tek Zoti –azze ue xhel’le–, ai që ka zbritur shpalljen.

Mendimi i pestë: “Se ai është Kur’ani”, ka thënë Ibnu Zejd”, kjo është si Fjala e Tij:

{Gjithashtu ne të shpallëm ty shpirtin (Kur’anin) prej Urdhërit tonë}

Mendimi i gjashtë:

“Se ai është një engjëll prej engjëjve që i përfshin të gjitha krijesat.”

Ka thënë Alij bni Ebij Talhah nga Ibnu Abbaas (Allahu qoftë i kënqaur nga të dy) se Fjala e Tij:

Tha: “Ai (shpirti) është një engjëll madhështor prej engjëjve më të mëdhenj të krijuar.”

Ka thënë Ibnu Xherir: më ka treguar Muhamed bnu Khalef el-Askalanij, i cili tha: na ka treguar Reuad bnul Xher’rah nga Ebu Hamzate nga Esh-Sha’bij, nga Alkamete nga Ibnu Mes’ud (Allahu qoftë i kënqaur prej tij) se ka thënë: shpirti: në qiellin e katërt është më i madh sesa qiejt, toka dhe engjëjt, çdo ditë thotë 12 mijë herë: “Subhan’Allah”, dhe në çdo thënie “Subhan’Allah” Allahu krijon një engjëj prej engjëjve, të cilët vijnë Ditën e Kiametit në një resht të vetëm.  (Tha ibnu Kethir): ky hadith është shumë i çuditshëm.

Ka thënë et-Tabaranij (Allahu e mëshiroftë): Na ka treguar Muhamed bnu ‘Abdullah bnu Urs el-Misrij, i cili tha: na ka treguar Uehb, i cili tha: na ka treguar el-Euza’ij, i cili tha: na ka treguar ‘Ata’u nga Abdullah bnu Abbaas (Allahu qoftë i kënqaur prej tyre) se ka thënë: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

“Me të vërtetë Allahu ka engjëll që nëse i thotë: gllabëroji shtatë qiejt dhe tokat me një gllabërim të vetëm do ta kishte bërë atë.”

Ky është hadith shumë i çuditshëm, dhe nuk e dihet nëse e ka thënë Pejgamberi ﷺ ndoshta është thjesht fjalë e Ibnu Abbaas-it, që ndoshta e ka marrë nga israilijatet. Dhe Allahu e di më së miri.

BURIMIتفسير ابن كثير ٨ /٣٠٩ء٣١٠
Artikulli paraprakNjeriu që mësoi Kur’anin me Xhinin… – Shejkh Mukbil ibn Hadi’ el-Uadi’i
Artikulli tjetërLërini grindjet, fyerjet dhe fajësimet… – Shejkh dr. Saalih el-Feuzan

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu