Çfarë duhet të veprojë besimtari, nëse zemra e tij nuk frikësohet gjatë përmendjes së Allahut apo gjatë namazit? – Shejkh el-Al’lameh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

0
194

Ka thënë Shejkh el-Al’lameh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin (Allahu e mëshirofttë):

Nëse zemra nuk frikësohet gjatë përmendjes së Allahut ose gjatë namazit, atëherë kjo është argument se zemra ka sëmundje, ndaj njeriu duhet ta kurojë këtë sëmundje duke ju kthyer sa më shumë Allahut –azze ue xhel’le– dhe duke e lutur Atë –subhanehu ue te’ala– me nijet të sinqertë për të arritur Kënaqësinë e Tij, duke i kërkuar ndihmë Allahut nga shejtani i mallkuar, kur ai ndërhyn në mes tij dhe adhurimit të tij, nëse ai i kërkon Allahut –azze ue xhel-le– që t’ja zbusë zemrën gjatë përmendjes së Tij dhe i lutet Atij –azze ue xhel-le– me sinqeritet dhe çiltërsi, atëherë me të vërtetë Allahu –subhanehu ue te’ala– është afër i përgjigjet lutjes së tij dhe e arrin atë që ai kërkon.

Dhe prej shkaqeve më të mëdha për qëndrueshmërinë e zemrës dhe shëndetin e saj është leximi i shumtë i Kur’anit, me të vërtetë ai i zbut zemrat dhe i shton qëndrueshmërinë, veçanërisht kur e lexon atë me meditim, e lexon atë dhe e ndjen se ai po lexon Fjalën e Allahut –azze ue xhel-le–, e lexon atë dhe i beson lajmeve të tij, e lexon atë dhe i përmbahet kryerjes së urdhrave të tij dhe lënies së ndalesave të tij, atëherë për të shpresohet një hajër i madh.

BURIMIفتاوى نور على الدرب / الشريط رقم [١٩٢] الأذكار والأدعية
Artikulli paraprakAllahu e shumëfishon agjerimin shumëfish pa e kufizuar në numër…
Artikulli tjetërKini kujdes nga hedhja e ujit të nxehtë pa përmendur Emrin e Allahut! – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu