Pyetje: A është e domosdoshme renditja e përmendjes së Allahut pas namazit?
Përgjigje: Në bazë të asaj që ka ardhur, më e mira është që të renditet sipas asaj që është transmetuar nga Pejgamberi ﷺ.
Dhe në bazë të asaj që është e vërtetuar nga Pejgamberi ﷺ se ai pasi jepte selam pas namazit farz thoshte tre herë:
“Estaǵfiru Allah” Pas saj menjeherë: “Allahumme Entes Selam ue minkes selam tebarekte ja dhel xhelali uel ikram”
Ashtu siç është vërtetuar prej hadithit të Theuban tek Muslimi, është vërtetuar një pjesë e tij nga Aishja –radij’Allahu anha– tek Muslimi gjithashtu, se ajo ka thënë: Pejgamberi –sal’Allahu alejhi ue sel’lem– rrinte pas selamit aq sa thoshte:
“Allahumme Entes Selam ue minkes selam tebarekte ja dhel xhelali uel ikram”,
pastaj u kthente nga njerëzit.
Pas kësaj thoshte:
“La Ilahe ila Allah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir”
Ka ardhur në hadithin e Ez-Zubejr dhe el-Mugirah (Allahu qoftë i kënqaur prej tyre) që tregon se ajo thuhet vetëm njëherë, ka ardhur në një transmetim tjetër që tregon se ajo thuhet tre herë.
Pastaj thotë:
“La Ilahe ila Allah ue la na’budu ila Ijahe lehun ni’metu ue lehul fadlu ue lehuth thenaul hasen, la Ilahe ila Allah mukhlisine lehud din ue leu keriha el-Kaafirune, Allahumme la mania lima E’atejte ue la mu’tije lima mena’te ue la jenfa’u dhel xheddi ue minkel xhed.”
Pas çdo namazi prej pesë namazeve. Sabahut, drekës, Ikindisë, akshamit dhe Jacisë. Ky është dhikri dhe në namazin e akshamit dhe të sabahut, shton duke e lexuar dhjetë herë:
“La Ilahe ila Allah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu juhjiju ue jumitu, ue hue ala kul’li shej’in kadir”
Ka ardhur ky hadith i saktë enkas për namazin e akshamit dhe atë të sabahut, krahas asaj që përmendëm, thotë edhe dhjetë herë:
“La Ilahe ila Allah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu juhjiju ue jumitu, ue hue ala kul’li shej’in kadir”
Pastaj thotë:
“Subhan’Allah” 33 herë “Elhamdu-liLah” 33 herë “Allahu Ekber” 33 herë
Të gjitha bëhen 99 herë dhe e mbyll me duanë:
“La Ilahe ila Allah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir”
E gjithë kjo është vërtetuar nga Pejgamberi –alejhis salatu ues selaam–.
Pastaj lexon Ajetin Kursij:
“Allahu la Ilahe ila hue, elhajjul kajjum…”1[El-Bekare (2):255]
Ky ajet thuhet vetëm njëherë, e cili quhet Ajeti Kursij, dhe ai është Ajeti më i mirë dhe më Madhështori në Kur’an, ashtu siç është surja Fatiha më madhështorja dhe më e mira në Kur’an, elhamdulilah Rabbil ‘Alemijn.
Pas Ajetit Kursijj lexon:
“Kul hue Allahu Ehad”2[El-Ikhlas (112)] “Kul e’udhu bi Rabbil Felek”3[El-Felek (113)] “Kul e’udhu bi Rabbin Nas”4[En-Nas (114)]
Vetëm njëherë pas namazit të drekës, Ikindisë dhe Jacisë. Ndërsa pas namazit të sabahut dhe Akshamit e thotë tre herë.
Pra, këto tre sure i lexon vetëm njëherë pas namazit të drekës, Ikindisë dhe Jacisë, i përsërit tre herë pas namazit të Akshamit dhe Sabahut, pas dhikrit që përmendëm më sipër dhe më pas Ajeti Kursijj.