Pyetje: Cili është gjykimi i personit që agjeron muajin e bekuar të Ramazanit duke mos e falur namazin pa asnjë arsyetim, duke e ditur se ne e kemi këshilluar atë shumë herë, por ai nuk na ka dëgjuar?
Përgjigje: Për këtë arsye ai cili nuk falet, agjerimi i tij ose çfarëdo lloj veprimi tjetër nuk pranohet prej tij. Atij i takon që të pendohet tek Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar dhe të falë pesë kohët e namazit çdo ditë. Pastaj pas kësaj, ai mbikqyrë pjesën tjetër të çështjeve të Fesë së tij, si agjerimi e të tjerat pas tij.
Për sa kohë që ai nuk falet ai nuk është Musliman dhe veprat e tij nuk janë të pranuara. Namazi është shtyllë e Islamit!
“A ka mundësi të qëndroj një ndërtesë pa shtylla?”
Kjo është e pamundur!