Netët më të mira të Ramazanit… – el-Al’lameh Muhamed bnu Salih el-Ûthejmin

0
221

Lavdërimi i takon Allahut, salati dhe selami qofshin mbi Pejgamberin tonë –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem– mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij. Dhe më pas:

Këto dhjetë netët e fundit janë më të mirat e muajit të Ramazanit, për shkak se Pejgamberi –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem– i veçonte ato me I’tikaf, duke kërkuar Natën e Kadrit dhe në këto netë është Nata e Kadrit, për të cilën Allahu i Lartësuar ka thënë:

Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj﴿

Pejgamberi –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem– i veçonte këto netë duke u falur gjithë natën, duhet që njeriu në këto dhjetë netë t’i kushtojë rëndësi namazit të natës, dhe gjatë faljes të zgjasë leximin, rukunë, sexhden, nëse është pas imamit duhet ta ndjekë atë derisa të largohet, sepse Pejgamberi –sal’lAllāhu alejhi ue sel’lem– ka thënë:

“Ai që falet me Imamin derisa të largohet i shkruhet atij namazi i natës.”

Dhe në fund të këtyre ditëve thuhen tekbire (madhërim i Allahut) për Allahun –azze ue xhel’le– dhe nxirret Zekati i Fitrit, për shkak të Fjalës së Allahut të Lartësuar:

﴾Që ta madhëroni Allahun për shkak se ju udhëzoi e që ta falenderoni Atë﴿

Dhe për shkak të fjalës së Pejgamberit –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem– në lidhje me Zekatin e Fitrit:

“Kush e nxjerr atë përpara namazit, atëherë ai është Zekat i pranuar.”

Ai –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem– urdhëroi që ai të jepet përpara namazit të Bajramit ditën e Bajramit.

BURIMIمجموع فتاوى ورسائل (٢٠ /٦٧-٦٨)  
Artikulli paraprakZbritja e Kur’anit Natën e Kadrit… – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibnu Baz
Artikulli tjetërVlera e 10 netëve të fundit të Ramazanit… – el-Al’lameh Salih el-Feuzan

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu