Ka thënë esh-shejkh ibnu Ùthejmin (Allahu e mëshirofttë):
Vlera e parë: se Allahu e zbriti Kur’anin gjatë saj, i Cili është udhëzim për njerëzit dhe për lumturinë e tyre në dynja dhe në Botën Tjetër. Vlera e dytë: ajo që tregon pyetja prej lavdisë dhe madhështisë në Fjalën e Tij:
﴾E ku mund ta dish ti se çfarë është Nata e Kadrit﴿
Vlera e tretë: se ajo është më e mirë sesa njëmijë muaj.
Vlera e katërt: se engjëjt zbresin gjatë saj dhe nuk zbresin vetëm se me hajër, bereqet dhe mëshirë.
Vlera e pestë: ajo është paqe për shkak të paqes së madhe gjatë saj prej ndëshkimit dhe dënimit, për shkak të asaj që robi vepron prej bindjes ndaj Allahut –azze ue xhel-le–.
Vlera e gjashtë: se Allahu për të treguar vlerën e saj zbriti një Sure (Kaptinë) të plotë që do lexohet deri në Ditën e Kiametit.
Dhe prej vlerave të Natës së Kadrit është ajo që ka ardhur dy Sahihet (el-Bukharij & Muslim) prej hadithit të ebu Hurejres –Allahu qoftë i Kënaqur prej tij– se Profeti ﷺ ka thënë:
“Kush e kalon Natën e Kadrit duke u falur me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, i falen atij ato që i kanë paraprirë prej gjynaheve të tij.”
Fjala e tij: me besim dhe duke shpresuar shpërblimin dmth: besimin në Allah dhe në atë që Ai i ka premtuar prej shpërblimit, për ata që falen gjatë saj duke shpresuar dhe kërkuar shpërblimin.