Pyetje: Disa njerëz kur falin me imamin vitrin dhe imami jep selam ngrihen dhe falin një rekat me qëllim që rekati (tek) i tij të jetë në fund të natës, cili është gjykimi i këtij veprimi? Dhe a llogaritet ai se është falur me imamin derisa ai të largohet?
Përgjigje: Nuk dimë që kjo të ketë ndonjë problem, e kanë theksuar këtë dijetarët, në mënyrë që vitri i tij të jetë në fund të natës. Vlen për të falja me imamin derisa ai të largohet.
Sepse ai është falur me të derisa imami të ketë përfunduar namazin, por ka shtuar një rekat për një dobi sheriatike, në mënyrë që vitri i tij të jetë në fund të natës, nuk ka problem në këtë gjë dhe kjo nuk del nga të qenit se ai nuk është falur me imamin, përkundrazi ai është falur me imamin derisa ai të largohet, nuk është larguar me të porse është vonuar pak.