Besimtari e ka obligim vrojtimin e hënës dhe jo kalendarin! – Dijetarët e “Lexhnes”

Zëvendës-Kryetar: Abdur-Rezak Afifij Anëtar: Abdullah el-Gudejan Anëtar: Abdullah ibn Muni’

0
217

Përgjigje: Sheriati Islamik është sheriat i faljes dhe rregullat e tij janë gjithëpërfshirëse për njerëzit dhe xhinnët, pavarësisht diferencave të niveleve të tyre, qofshin ata dijetarë apo popull i thjeshtë, banorë të qytetit apo të fshatit, për këtë arsye Allahu i Lartësuar ia lehtësoi atyre rrugën për njohjen kohëve të adhurimit, dhe bëri disa shenja për hyrjen dhe daljen kohëve të tij që të bashkëpunojnë në njohjen e tyre, për shembull e bëri zenitin e diellit dhe animin e tij nga mesi i qiellit në drejtim të perëndimit shenjë për hyrjen e kohës namazit të drekës dhe perëndimin e diellit shenjë për hyrjen e kohës së namazit të magribit dhe daljen e kohës së namazit të asrit dhe perëndimin e muzgut të kuq shenjë për hyrjen e kohës së namazit të ‘Ishasë, dhe e bëri shikimin e hënës së re pas fshehjes së saj në fund të muajit shenjë për fillimin e muajit të ri hënor dhe përfundimin e muajit tjetër dhe nuk i ka ngarkuar me njohjen e fillimit të muajit hënor me atë që shumë pak njerëz e dinë, dhe ajo është astronomia apo llogaritjet astronomike.

Kanë ardhur tekste nga Kur’ani dhe Sunneti që e bëjnë shikimin dhe vrojtimin e hënës së re shenjë për fillimin e agjerimit të muslimanëve, pra muajin e Ramazanit dhe përfundimin e tij me shikimin e hënës së re të Sheualit, e njëjta gjë vlen për vërtetimin e kurban bajramit dhe ditës së Arafatit.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

﴾Pra, kushdo nga ju që e dëshmon këtë muaj, le të agjërojë﴿1[Surah el-Bakarah (2): 185]

dhe Ai i Lartësuari ka thënë:

﴾Të pyesin ty për hënat e reja; thuaju: ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe haxhillëkut﴿2[Surah el-Bakarah (2): 189]

Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të):

 إِذَا رَأَيْتُمُوهُ فَصُومُوا، وَإِذَا رَأَيْتُمُوهُ فَأَفْطِرُوا، فَإِنْ غُمَّ عَلَيْكُمْ فَاقْدُرُوا لَهُ
“Nëse e shihni atë agjëroni dhe nëse e shihni atë ndërpriteni agjerimin dhe nëse moti është i vrenjtur atëherë plotësojeni 30 ditë.”

Pejgamberi (alejhis-salatu ues selam) e bëri shikimin e hënës së re të Ramazanit për vërtetimin e agjerimit dhe ndërprerjen e tij me shikimin e hënës së re të Sheualit dhe nuk e lidhi me llogaritjet astronomike dhe lëvizjen e planeteve. Dhe bazuar në shikimin e hënës kanë ecur në kohën e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allāhut qoftë mbi të), Khalifëve të udhëzuar drejtë, tre brezave të artë për të cilat ka dëshmuar Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allāhut qoftë mbi të) dhe katër imamëve.

Kthimi tek llogaritjet astronomike për vërtetimin e muajve hënor, për fillimin e adhurimeve dhe ndërprerjen e tyre pa shikimin e hënës është prej bidateve që nuk ka khajër në to, të cilat nuk kanë ndonjë bazë në sheriat.

Me të vërtetë Mbretëria e Arabisë Saudite është e kapur pas asaj që ka qenë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allāhut qoftë mbi të) dhe selefët e devotshëm në vërtetimin e agjerimit dhe ndërprerjen e tij, në vërtetimin e bajrameve dhe kohëve të Haxhit dhe jo vetëm… me shikimin e hënës së re, dhe çdo e mirë është në pasimin e selefëve në çështjet fetare dhe çdo e keqe është në bidatet të cilat janë shpikur në fe.

Allahu na ruajttë neve dhe ty dhe të gjithë muslimanët nga fitnet, nga ato që janë të dukshme dhe të padukshme dhe prej Allahut vjen suksesi.

Ue sal’Allahu ala nebijjina Muhamed ue Elihi ue sahbihi ue sel’lem.  

BURIMILexhnetil Daimeti lil Buhuthil Ilmijeti uel Ifta (10/104-106)
Artikulli paraprakMënyra e kthimit të Palestinës në duar të muslimanëve… – el-al’lameh, fakihu ibnu ‘Uthejmin
Artikulli tjetërSi falet namazi i Bajrameve? – Shejkh el-Al’lameh Muhamed bnu Salih el-‘Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu