Përballja me sprovat… – Shejkh Ibn Baz

0
296

 

Pikërisht kjo është sprova, sidomos në fund të kohës, si kjo koha jonë, ne jemi në fund të kohës dhe të huaj, medoemos ka nevojë për durim, sikurse ka treguar Profeti ﷺ:

يأتي على الناس زمانٌ الصابر على دينه كالقابض على الجمر
“Do t’i vijë njerëzve një kohë, kur durimtari që bën durim në fenë e tij do të jetë sikurse ai që ka mbërthyer prushin.”

Dhe ai ﷺ thotë:

بدأ الإسلامُ غريبًا، وسيعود غريبًا كما بدأ، فطُوبى للغُرباء
“Filloi Islami si i huaj dhe do të kthehet ashtu sikurse filloi, ndaj përgëzimi qoftë për të huajt.”1[E ka përcjellë Muslimi në librin e tij Sahih.]

Kanë përcjellë të tjerët veç tij fjalinë:

مَن الغرباء؟ قال: الذين يصلحون إذا فسد الناسُ
Kush janë të huajt? Tha: “Ata që përmirësojnë kur të prishen njerëzit.”

Dhe në një artikulim tjetër:

يُصلحون ما أفسد الناسُ من سنتي
“Përmirësojnë atë që prishin njerëzit prej sunnetit tim.”

Dhe në hadithin e ebij The’alebes:

للعامل منهم أجر خمسين، قيل: يا رسول الله، منا أو منهم؟ قال: بل منكم
“Ai që punon prej tyre do të ketë shpërblimin e 50 vetave.” I thanë: “o Dërguari i Allahut! Sa i shpërblimi i 50 vetave prej nesh apo prej tyre?“ Tha: “Përkundrazi, sa shpërblimi i 50 vetave prej jush.“

Shkaqet e kësaj janë: ndihmuesit dhe përkrahësit e paktë, situatat e rrezikshme dhe dyshimeve të shumta, rrugëve të shumta të devijimit dhe thirrësve të tij, për këtë arsye durimtari në fund të kohës që ka dituri dhe punon për të do të ketë shpërblimin e 50 prej sahabëve, sepse ata gjetën përkrahës në fillim të Islamit, kur Islami dhe muslimanët ishin të fuqishëm, ata kishin shumë përkrahës dhe armiku ishte i shpartalluar.

Ama në fund të kohës, është e kundërta, ka shumë armiq, ka shumë thirrës të devijimit, pak përkrahës, pak ndihmues të së vërtetës, bashkë me dyshimet e shumta, kjo luftë në mes hakut dhe të kotës në fund të kohës do të jetë e ashpër, duhet medoemos durim në atë që njeriu ka mësuar, nëse e mëson të vërtetën pastaj e sheh atë që kundërshton atë, e lëvdon Allahun për diturinë që i ka dhënë, e lëvdon Allahun që e bëri prej atyre që e njohu këtë të vërtetë, pastaj punon me atë që ka mundësi për refuzimin e të keqes dhe për thirrjen tek e mira, në mënyrë që të realizohet ajo që ka mësuar.

Kjo përfshin atë që ka lidhje me dogmat dhe degët e saj, e cila sjellë sevape të mëdha dhe bollëk të veprave të mira, për atë që bën durim dhe shpreson shpërblimin, si dhe e pasuron me dituri dhe ia shton atë. Vërtet, prezenca e mospajtimeve ndihmon në zgjerimin e diturisë dhe njohjen e dyshimeve dhe largimin e tyre, në njohjen e rrugëve të cilat e ndihmojnë të vërtetën dhe udhëzimin për tek ajo, derisa ta përhapë atë në mesin e njerëzve dhe të ftojë për tek ajo.

Artikulli paraprakSi falet namazi i Bajrameve? – Shejkh el-Al’lameh Muhamed bnu Salih el-‘Uthejmin
Artikulli tjetërGjykimi i kthimit të borxhit në vlerë më të madhe së sa vet borxhi? – Shejkh ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu