Fjala e shejkh Uthejminit -rahimehullah- në lidhje me “exh-Xherhu uet Te’adil”…

0
268

 

Pyetje: A ka vdekur sunneti i “exh-xherhu uet te’adil1[Kritika dhe Lavdërimi]”? Dhe çfarë gjykimi ka refuzimi ndaj shkelësit? Duke lënë mënjanë personalitetin e tij?

Përgjigje: Unë kam frikë se kjo fjalë është hakk me anë të cilës kërkohet e kota, exh-xherh uet Te’adil as nuk ka vdekur, as nuk është varrosur dhe as nuk është sëmurë dhe lavdërimi i takon Allahut, ai ekziston.

Exh-Xherh ue te’adil përdoret për dëshmitarët tek kadiu, ndoshta e diskreditojnë palën kundërshtare dhe kërkohet prej tyre argumenti, përdoret gjithashtu në transmetim. Ne e dëgjuam leximin e imamit tonë tek fjala e Allahut:

{O ju që keni besuar, nëse ju vjen ndonjë i lig me një lajm shqyrtojeni mirë}.

Exh-Xherh ue te’adil ende ekziston, për sa kohë lloji i njerëzve ekziston, për sa kohë që lloji i njerëzve ekziston edhe exh-xherh ue te’adil ekziston.

Por unë kam frikë se pyetësi do thotë: ky person është diskredituar, e ai në fakt nuk është i tillë dhe e merr këtë fetva si mënyrë për të përhapur të metat e njerëzve.

Dhe për këtë shkak them: nëse tek një person gjendet ndonjë e metë dhe e kërkon dobia dhe nevoja për të sqaruar gjendjen e tij, nuk ka problem në këtë, nuk ka problem nga sqarimi i gjendjes së tij, porse është më mirë të thuash: disa njerëz bëjnë kështu dhe disa njerëz thonë kështu, për dy arsye:

Arsyeja e parë: që të ruhet nga përmendja e emrit të personit.
Arsyeja e dytë: që ky gjykim të jetë gjithëpërfshirës për të dhe për të tjerët veç tij.

Vetëm nëse shohim një person të caktuar, i cili është bërë fitne për njerëzit dhe thërret në bidat apo në humbje, atëherë në këtë rast, patjetër duhet t’i përmendet emri, që të mos mashtrohen njerëzit prej tij.

Artikulli paraprakMeka do të jetë vend islam derisa të bëhet Kijameti… – Shejkh ‘Uthejmin
Artikulli tjetërGjykimi i mbajtjes së qenit në shtëpi? – Shejkh el-‘Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu