Pyetje: Udhëtimi për në vendet islame siç është Turqia, a lejohet udhëtimi për tek ato vende pa patur nevojë, dmth të shkosh për qejf?
Përgjigje: Nuk mendoj se duhet shkuar!
E para: shpenzimet do të jenë të kushtueshme.
E dyta: se ato shoqëri -mesa kemi dëgjuar- nuk kanë ndryshim nga shoqëritë mosbesimtare, vetëm se aty thirret Ezani nëpër minare, falet ai që falet dhe e lë faljen ai që nuk dëshiron të falet.
Pastaj aspekti i përgjithshëm sa i përket femrave dhe zhveshjes së tyre nuk kanë ndryshim me vendet e mosbesimtarëve, kështu kemi dëgjuar, nëse është kështu, dije se familja që shkon atje do të ndikohet nga kjo, të voglit i ngulitet në kujtesë pamja që shikon dhe nuk e harron, nëse do vërtet të kënaqesh, atëherë shko në Shtëpinë e Allahut (Qaben) dhe Xhaminë e Pejgamberit –sal’Allahu alejhi ue sel’lem– arrin mirësi dhe shpërblim dhe mos shpenzo pasuri dhe lodhje fizike e as ndonjë gjë tjetër veç saj.