Pyetje: Një pyetëse nga Algjeria thotë: Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue baraketuh. Isha në fillimet e mia e kapur pas fesë dhe e mbuluar, pas kësaj morali im ndryshoi dhe fillova të shoqërohem me njerëzit e dëfrimeve dhe epsheve, më pas u martova, porse kreva tradhëti bashkëshortore dhe krijova lidhje jo-sheriatike me një numër burrash, pas kësaj u pendova për atë që kisha bërë prej tradhëtisë dhe punëve të liga, unë tani jam në mëdyshje, a do të më falë vallë Allahu për gjynahet që kam bërë dhe a do të ma pranojë pendimin? Dhe cilat janë gjërat që duhet të bëj, në mënyrë që të më fal Allahu dhe të më pranojë pendimin?
Përgjigje:
Ue Alejkumus selam ue rahmetullahi ue baraketuh. Allahu, i Pastër nga të metat është Ai, thotë:
{thuaj: o robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes, mos i humbisni shpresën nga Mëshira e Allahut, me të vërtetë Ai i fal të gjitha gjynahet, Ai është Falësi i gjynaheve dhe Mëshirëploti}
Dijetarët janë pajtuar se ky ajet është për të penduarit, gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë:
{Thuaju atyre, të cilët nuk besuan, nëse largohen (nga mosbesimi) do t’i falet ajo që ka kaluar}
Ka thënë gjithashtu:
{të gjthë ju, o besimtarë, pendohuni tek Allahu, në mënyrë që të shpëtoni}
I Dërguari i Allahut –sal-Allahu alejhi ue sel’lem– ka thënë:
“الإسلام يهدم ما كان قبله، والتوبة تهدم ما كان قبلها”
“Islami e fshin atë që ka kaluar para tij dhe pendimi e fshin atë që kaluar para tij.”
Të këshilloj që t’i përmbahesh pendimit dhe ai është:
1- Pendimi për atë që ka kaluar
2- Lënia e gjynahut
3- Vendimi i sinqertë, që të mos i kthehesh më asaj vepre.
Dhe me këtë Allahu i fal të gjitha ato që kanë kaluar.
Ka edhe një kusht të katërt: Nëse me atë gjynah u ke padrejtësi të tjerëve, nëse i ke dikujt borxh apo i ke vjedhur dhe grabitur por jo vetëm, atëherë duhet t’i kthesh të drejtën atij që i takon, dhe me këtë veprim plotësohet pendimi duke ndjekur edhe tre kushtet e përmendura më sipër.
Të përgëzoj për mirë, duhet që ti të mendosh mirë për Allahun dhe të shoqërohesh me gra të devotshme, të lexosh sa më shumë Kur’an dhe hadithe të sakta.
Lusim Allahun për ne dhe për ty dhe për të gjithë muslimanët që të na bëj të qëndrueshëm në të vërtetën dhe të na ruajë nga e keqja veteve tona dhe nga punët e këqija dhe nga cytjet Shejtanit, Ai është Bujar i madh.
Ues selaamu alejkum ue rahmetullahi ue baraketuh.
Allahu ju shperblef per diturin qe po e jepni
Amiin edhe juve gjithashtu. Lus Allahun që të na bëj dobij neve edhe juve!