Islami i ka dhënë më shumë të drejta gruas sesa detyrime! – Shejkh Rabi’ ibn Hadi el-Medkhali

0
338

Islami i ka dhënë më shumë të drejta gruas sesa detyrime, gjërat e rënda dhe të vështira, siç është sakrifikimi i pasurisë dhe vetes, këto gjëra ia ka detyruar burrave, ndërsa gruaja është falur nga këto obligime, cili sistem në të shkuarën dhe në të tashmen i kanë dhënë gruas kaq të drejta?

Prej detyrave të saj ndaj burrit:

– Bindja ndaj burrit të saj, duke mos bërë gjynah ndaj Allahut, dhe e drejta burrit ndaj saj është më e madhe sesa e drejta e prindërve ndaj saj.
– Që të mos agjeroj agjerim vullnetar, vetëm se me lejen e tij.
– Që të mos lejojë askënd në shtëpinë e tij pa lejen e tij.
– Që të mos dalë nga shtëpia pa lejen e tij.
– Që ruajë atë më fenë dhe nderin e tij.

Prej drejtave të gruas ndaj burrit:

– Që t’i japë mehrin kur martohet me të.
– Që të shpenzoj për të brenda kufijtë e caktuar.
– Që t’i sigurojë asaj veshmbathjet dhe strehimin.
– Që të kryej marrëdhënie intime me të, në atë që është e lejuar.

Dhe kjo kërkon shtjellime, prej tyre:

– Që ta dojë atë dhe ta thërrasë atë me emrat më të bukur, që ta respektoj kur flet, dhe të sillet me të me moralet më të larta.
– Pavërësisht besimit tim se burri është superior ndaj gruas, unë i respektoj gratë, qoftë ajo nëna, vajza, gruaja, motra apo çdo e afërme prej të afërmve.

Dhe mendoj se muslimanët duhet t’i respektojnë ato (gratë), t’i nderojnë dhe t’i dëshirojnë të mirën atyre, ashtu siç i ka këshilluar për këtë i Dërguari i Allahut –sal’Allahu alejhi ue sel’lem– dhe i mësoi ata për të drejtat e mohuara të saj në xhahilitet, të cilat ia ktheu islami.

BURIMI“El-Hukuk uel Uaxhibat alar rixhal uen Nisa” fq. 8
Artikulli paraprakPendimi dhe kushtet e pendimit… – Shejkh Ibn Baz
Artikulli tjetërÇfarë nëse në vend të fjalës semi’a Allahu limen hamideh” them: “Allahu Ekber”? – Dijetarët e “Lexhnes”

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu