Dredhitë e Hassanit para gjykatës… – shejkh Khalid ‘Uthman el-Misri

0
329

Muhamed Hassan-i pretendoi në dëshminë e tij para gjykatës se: “Partia e ikhuanëve në fillim ishte xhemat i davetit, më pas në vitet e fundit iu drejtuan politikës.”

Me qëllim ai bëri sikur nuk e dinte historinë e zezë të partisë së ikhuanëve nga themelimi i saj dhe atë që ajo bëri prej vrasjeve politike, shpërthimeve dhe bërjes hallall të gjakut, duke mos harruar krimet e tyre ndaj Teuhidit dhe akides së ehlus sunnetit, thurrën kurthe me rafidat që nga fillimi i tyre, madje edhe me masonët dhe ai nuk guxoi të gjykojë ndaj tyre se ata janë khauarixhë, apo të thotë hapur –atë që ai e di me siguri– se organizata e el-Kaides, DAISH-IT (ISIS), Ensaru Bejtil Makdis dhe jo vetëm, të gjitha ato dolën nga ‘mitra’ e partisë së ikhuanëve dhe e kanë zanafillën nga metodologjia e dy krerëve të partisë: Hasen el–Bena dhe Sejjid Kutbi!

A nuk zbatohet ndaj tij Fjala e të Lartësuarit rreth “ehlul kitabit”:

{Atyre të cilëve Ne u dhamë Librin, e njohin atë (Muhamedin ﷺ) ashtu siç njohin fëmijët e tyre, me të vërtetë një grup prej tyre e fshehin të vërtetën duke e ditur atë}1[Surah el-Bakrah (2):146]

Shpjegimi i hollësishëm i kësaj do ketë një vend tjetër –in sha’a Allah–.

Para 15 vitesh mbajta zinxhirin e ligjëratave me titull: “Sqarim në lidhje me refuzimin e dyshimeve të autorit të mesazhit drejtuar bojkotuesve ekstremistë” në lidhje me sqarimin e shkeljeve të Muhamed Hassan-it ndaj metodologjisë së Es-Selefus Sālih dhe Ehlul-Hadithit dhe përputhshmërinë e tij me metodologjinë e Sejid Kutbit dhe ikhuanëve, ndenja e parë e këtij zinxhiri ishte pas akshamit, ditën e Mërkurë, 28 Xhumada el-‘Ula 1428 h dhe ndenja e njëzetë e shtatë ishte -dhe kjo ishte ndenja fundit- natën e 24 të Rabi’ul Ehir 1429 h.

Gjatë tyre sqarova se tipari kryesor i rrugës së Muhamed Hassan-it -të cilën e përdori edhe në dëshminë e tij në gjykatë- në shmangien nga e vërteta dhe vërtitjen rreth saj për ta fshehur atë, është përdorimi i “përgjithësimit, dykuptimit dhe hiles -ndonjëherë edhe i gënjeshtrës-” dhe kjo është prej tipareve të ithtarëve të epsheve!!!

BURIMIDredhitë e Hassanit para gjykatës... – shejkh Khalid ‘Uthman el-Misri
Artikulli paraprakLeximi i librave të Ehlul-Bida’… – Shejkh Salih el-Feuzan
Artikulli tjetërMuaji i Allahut Muharrem! – shejkh Ali el-Hadadi

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu