Duhet të dimë dallimin midis drejtësisë dhe barazisë, sot shumë njerëz thonë: Islami është fe e barazisë dhe kjo është gabim, në Kur’an nuk e gjen fjalën barazi apo se njerëzit janë të barabartë, madje nëse mediton gjen se ajo që gjendet më së shumti në Kur’an është mohimi i barazisë:
{Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar para fitores me ata që kanë shpenzuar dhe luftuar më pas},1[el-Hadid: 10]
{Nuk janë njësoj ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në rrugë e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre.}2[en-Nisa: 95]
Dhe të ngjashme me këto ajete, dhe ajo që më së shumti gjendet në Kur’an është mohimi i barazisë pasi në mesin e atyre të dyjave ka dallim.
Drejtësia që përmendet në Kur’an:
{Me të vërtetë Allahu urdhëron për drejtësi dhe mirësi}3[en-Nehel: 90]
{mbani drejtësi ajo është më afër devotshmërisë}4[el-Maide: 8]
Ka ndryshim midis drejtësisë dhe barazisë, nëse e marrim nga pamja e jashtme fjalën barazi do të thoshim: mashkulli dhe femra janë njësoj, ashtu siç deklarojnë sot hulumtuesit, porse nëse do thoshin drejtësia, i japim mashkullit atë që meriton dhe femrës atë që meriton.
Kështu që shpresojmë nga vëllezërit tanë njerëz të penës dhe jo vetëm që ta kenë parasysh këtë pikë; sepse fjalën barazi e kanë futur disa bashkëkohorë dhe Allahu e di sesi e kanë futur, ndoshta është për shkak të keqkuptimit ose për ndonjë shkak tjetër.
Me të vërtetë feja islame është fe drejtësisë, dhe drejtësi është t’i japësh çdokujt atë që meriton.
Gjithashtu shejkh ‘Uthejmini ka thënë në tefsirin e sures Bekare “Tefsir ibën Uthejmin 3/65”:
Prej saj: Refuzim ndaj atyre që thonë: “me të vërtetë feja islame është fe e barazisë”; sepse preferenca e mohon barazinë dhe çuditshmja është se fjala “barazi” nuk është përmendur, as në Kur’an as në Sunnet, as Allahu nuk ka urdhëruar për të dhe as nuk e ka pëlqyer, sepse nëse flet për barazi, barazon fasikun me të drejtin, qafirin me besimtarin, mashkullin me femrën dhe kjo është ajo që duan armiqtë e Islamit prej muslimanëve.
Porse Islami ka ardhur me një fjalë që është më e mirë sesa “barazia” dhe nuk ka mëdyshje në të dhe ajo është “drejtësia”, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
{Me të vërtetë Allahu urdhëron për drejtësi}5[en-Nehel: 90]
Pra, fjala “drejtësi” do të thotë: që të barazosh midis dy gjërave që janë të njëjta dhe të ndash midis dy gjërave që janë ndryshe; sepse “drejtësi” do të thotë: t’i japësh çdokujt atë që meriton.
Shkurtimisht: fjalën “barazi” e kanë futur armiqtë e Islamit tek muslimanët dhe shumica e tyre –veçanërisht ata që janë me arsim të përgjithshëm– as nuk i shikojn, as nuk i shoshisin gjërat dhe as nuk bëjnë dallim midis fjalive, e kështu dikush mendon se kjo fjalë është dritë dhe ngrihet lart si parullë: “Islami është fe e barazisë!” Themi: Nëse do të thoshit: “Islami është fe e drejtësisë!”; do të ishte më meritore që përputhet më shumë me aktualitetin islam!