Cili është gjykimi i faljes së jacisë të shkurtuar me xhemat që janë duke e falur akshamin? – Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva

Kryetar: ‘Abdul-‘Aziz bin Baaz Nën Kryetar: ‘Abdul-‘Aziz El esh-shejkh Anëtar: ‘Abdullah el-Gudejan Anëtar: Salih el-Feuzan Anëtar: Bekr ebu Zejd

0
265

Pyetje: Isha udhëtar me një nga vëllezërit dhe prezantuam në një nga xhamitë në kohën e akshamit, pasi falëm namazit e akshamit me xhemat u futëm në rresht me disa njerëz që ishin duke falur akshamin me xhemat të dytë, me njetin për të falur Jacinë të shkurtuar dhe pasi ai që po printe namazin u çua për në rekatin e tretë ne dhamë selam dhe u larguam. Pyetja ime është: A është namazi ynë i saktë, apo duhej të prisnim në sexhde derisa të binte imami në sexhde dhe të jepnin selam bashkë me të. Nëse namazi jonë nuk është i saktë çfarë duhet të bëjmë? A duhet ta falim kaza, na jepni një këshillë, Allahu ua shpërbleftë me të mira?

Përgjigje: Hyrja e juaj me xhematin që po falte akshamin, me nijetin për të falur Jacinë të shkurtuar nuk është e saktë, sepse udhëtari nëse falet pas atij që është vendas duhet ta fal namazin të plotë dhe nuk i lejohet atij shkurtimi, për shkak të asaj që rrëfen Musa ibn Selemeh që thotë: Ishim me ibn ‘Abbasin në Mekkë, i thashë: ne kur jemi me ju falim katër rekate, dhe kur kthehemi në udhëtim falim dy rekate? Tha: Ky është Sunneti i Ebil Kasimit –sal’Allahu ‘alejhi ue selem-. Transmeton Ahmedi dhe Muslimi dhe të tjerë veç tyre me fjalë të ngjashme.

Duke u bazuar tek kjo, ju duhet që ta falni kaza atë namaz katër rekate.

Dhe prej Allahut vjen suksesi, ue sal’Allahu ‘ala nebijjina Muhammed ue Elihi ue sahbihi ue sel’lem.

BURIMI6/464, nr. i fetvasë: 19408
Artikulli paraprakÇfarë gjykimi ka ai që nuk e pranon hadithin që flet për kurën me urinën e devesë & goditjen e shpinës me kamxhik? – Shejkh Salih el-Feuzan
Artikulli tjetërEmërtimi me termin ‘selefi’ nuk është përçarje! – Shejkh Mukbil ibn Hadi

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu