A është i saktë namazi i atij që e lëshon rrobën nën nyjen e këmbës? – shejkh ‘Uthejmin

0
330

Pyetje: A pranohet namazi i atij që e ka rroben poshtë nyjes së këmbës?

Përgjigje: Nëse rroba zgjatet poshtë nyjes së këmbës, atëherë kjo është e ndaluar, për shkak të thënies së Profetit –sal’Allahu ‘alejhi ue selem–:

“Ajo që është poshtë nyjes së këmbës prej rrobes është në zjarr”;

dhe ajo që tha Profeti –sal’Allahu ‘alejhi ue selem– për pjesën poshtme të rrobes vlen edhe për rrobet e tjera.

Bazuar mbi këtë, njeriu duhet që ta ngre pjesën e poshtme të rrobes së tij dhe të rrobeve të tjera veç saj. Nëse falet me rroben poshtë nyjes së këmbës dijetarët janë ndarë në mendime sa i përket vlefshmërisë së namazit të tij:

1- Ka prej tyre që mendojnë se namazi i tij është i saktë, sepse ky person e ka kryer obligimin që është mbulimi i auretit.

2- Dhe ka prej tyre që mendojnë se namazi i tij nuk është i saktë dhe kjo sepse ai e ka mbuluar auretin e tij me rrobe të ndaluar dhe ata e kanë bërë mbulesën e lejuar prej kushteve të mbulimit të auretit.

Kështu që njeriu është në rrezik nëse falet me rrobe poshtë nyjes së këmbës, duhet që ai të ketë frikë Allahun –azze ue xhel’l– dhe ta ngre rroben e tij derisa të jetë sipër nyjes së këmbës.

BURIMIFeteua shejkh ibn el-‘Uthejmin (12/306)
Artikulli paraprakKëshillë për gratë muslimane… – Shejkh Salih el-Feuzan
Artikulli tjetërShumica e muslimanëve sot nuk e kuptojnë domethënien e fjalës «la ilāhe il-la Allah»… – el-al’lameh Muhadithul asr Muhammed Nasirud-din el-Albani

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu