Pyetja: Njerëzit të cilët vdesin për shkak të zjarrit a janë shehidë?
Përgjigje: Së pari them: Kushdo që vdes me anë të djegies (zjarrit) dhe ndërkohë ai është musliam, ai është prej shehidëve (dëshmorëve), sepse Profeti ﷺ ka thënë:
I djeguri është shehid.
Mirëpo nuk themi se filani është shehid (specifikisht) sepse ai vdiq nga zjarri. Ne nuk e dimë!
Mirëpo në mënyrë të përgjithshme themi: Çdokush që vdes nga zjarri ai është shehid, e nëse është nga njerëzit që merren me shuarjen e zjarrit, shpërblimi është më i madh, sepse ky njeri i cili vdiq në shuarjen e zjarrit ka bashkuar midis dy gjërave: ‘midis djegies dhe mbrojtjes së vëllezërve të tij.’
Në realitet ai ka arritur dy shpërblime: Shpërblimin e mbrojtjes së vëllezërve të tij musliman dhe shpërblimin e shehidit për shkak të djegies, mirëpo duhet të kuptojmë se ne nuk mund të dëshmojmë për ndonjë person specifikisht. Përshembull: Një person e dogji zjarri përpara nesh. Themi: I djeguri nga zjarri është shehid, mirëpo nuk themi: ‘Ky person është shehid.’
Ka shkruar Imam Bukhari –Allahu e mëshiroftë– në sahihun e tij për këtë çështje dhe ka thënë: ‘Tema: Nuk thuhet filani është shehid’ , dhe pastaj është argumentuar me fjalën e Profetit ﷺ:
Nuk ka dikush që vritet në rrugën e Allahut vetëm se Allahu e di më së miri atë që vritet në rrugën e tij.
Tha: ‘Allahu e di më së miri.’ Kur është që Allahu është më i ditur për atë që vritet në rrugën e tij, atëherë ne nuk dëshmojmë për askënd, mirëpo themi në mënyrë të përgjithshme: ‘Kush vritet në rrugën e Allahut ai është shehid.’
Bëhet dallim midis asaj që është e përgjithshme dhe asaj që është e veçantë (specifike)…