Emërtimi me termin ‘selefi’ nuk është përçarje! – Shejkh Mukbil ibn Hadi

0
293

Pyetja: Disa njerëzve nëse ju themi se ne jemi selefij, thonë: Kjo nuk lejohet, dhe janë argumentuar me fjalën tuaj në librin “makraxh mine-lfiten” (Dalja nga fitnet) se ju e keni lënë emërtimin me selefij në mënyrë që të mos shtohen grupet.

Përgjigje: Çdo kujt i merret dhe i lihet fjala përveç të Dërguarit ﷺ. Po unë a nuk gaboj?! Përse nuk marrin fjalën time që është më e madhe se kjo, që demokracia është kufër dhe se hizbija (partishmëria) është mjet për në demokraci, dhe gjithashtu se nuk lejohet përzierja në shkolla midis meshkujve dhe femrave, dhe kapen për fjalët tona në çështjen e dushit apo televizorit e kështu…

E rëndësishme është se atribimi tek ‘selefizmi’ apo ‘sunizmi’, kjo është prezente në librin ‘El-ensab’ i Smanit tetëqind vjet apo më shumë, para se të vinte në jetë Mukbili.

E zëmë se unë gabova, gabimi im nuk është argument. I janë atribuar selefizmit ata që janë më të mirë se unë, i janë atribuar sunizmit dhe të dyja një kuptim kanë, qoftë nëse thua: “Unë jam sunij”; apo thua: “Unë jam selefij”, te dyja një kuptim kanë in sha’a Allah.

Nënkuptojnë kapjen për librin dhe sunetin me kuptimin e selefëve të mirë. Allahu është ndihmuesi!

Artikulli paraprakCili është gjykimi i faljes së jacisë të shkurtuar me xhemat që janë duke e falur akshamin? – Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva
Artikulli tjetër{Dhe nxitoni për tek falja nga Zoti juaj} – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu