Martesa me atë femër që studion në shkolla ku ka përzierje… – Shejkh Rabi’ ibn Hadi

0
240

Pyetja: Thotë: Një vëlla nga selefijt ka lidhur martesë me një motër e cila studion në vendet (shkollat) që ka përzierje. Ne e kemi këshilluar atë por ajo refuzon. Me çfarë e këshilloni ju atë (djalin në lidhje me vajzën) Allahu ju begatoftë?!

Përgjigje: E këshilloj atë me atë që ka këshilluar i Dërguari i Allahut ﷺ:

“Zgjidhe atë që është fetare, të lumshin duart.”

Kërko për atë që është fetare edhe nëse është nga masa e thjeshtë. Ajo është më e mirë se sa ajo që mëson në shkolla që ka përzierje. Pasha Allahun auamët (popull i thjeshtë, i rëndomtë) janë më të mirë se shumë femra arsimtare tani, pasha Allahun dhe më të mençura, pasha Allahun më të mençura. Nuk është e domosdoshme martesa me një grua arsimtare, mirëpo gruaja e devotshme dhe e mirë, kjo është ajo që duhet të marrësh.

Ose është arsimtare (ku nuk ka përzierje) dhe kjo është dritë mbi dritë, ose është xhahile (e paditur) e cila është në fitra dhe e merr atë dhe mëson vetë, dhe ajo e pranon mësimin tënd.

Kjo është ajo që unë kam në lidhje me këtë dhe Allahu e di më së miri!

BURIMI مجموع الفتاوى (2/418)
Artikulli paraprakA është shehid (dëshmorë) ai i cili vdes në mbrojtje të vendit të tij? – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin
Artikulli tjetërÇfarë ndalohet të bëjë gruaja si zbukurim ndaj burrit të saj? – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ‘Abdullah bin Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu